AKTUALE

Pulsi Publik: 60.3 për qind e të anketuarve të kënaqur me punën e presidentes, 51.5 me kryeministrin

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, ndërkaq sipas këtij raporti ka rritje të kënaqshmërisë së të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës.

Mesatarisht 45,8% të të anketuarve ishin të kënaqur me punën e institucioneve qendrore.

Disa nga gjetjet kryesore nga anketa e muajit prill 2023 përfshijnë:

Rritje të kënaqshmërisë e të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës.

Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022.

Kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është regjistruar në 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje krahasuar me nëntorin e 2022.

Kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, ngritje kjo për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e 2022

Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022.

Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, duke kapur vlerën prej 29% për të dyja institucionet, krahasuar me 24.4% dhe 22% përkatësisht, në nëntor 2022.

Kënaqshmëria me drejtimin ekonomik kapi vlerën prej 17.79%, duke u rritur për 6.97 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 kur ishte 10.82%.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU:

Related posts

Janevska tha se UÇK-ja nuk ka vlerë për Maqedoninë, Bexheti: Ministrja e Arsimit është në syrin dhe vëzhgimin tonë

Gjyla Halili

Vazhdon paqartësia me Ilire Dautin! Partia ia ka lënë në dorë që të vendos çfarë do të bëjë pas interpelancës

Gjyla Halili

Kica – Xhelili kritikon qeverinë për buxhetin e ndarë për tekstet shkollore

admin

Leave a Comment