BOTA

Zelensky thirrje BE-së: Ndalimi i eksporteve tokësore të grurit është i papranueshëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë BE-së se ndalimi i vazhdueshëm i eksporteve të grurit përmes bllokut do të ishte “i papranueshëm”.

Ndalimi aktualisht skadon më 15 shtator.

“Pozicioni ynë është i qartë: bllokimi i eksporteve (ukrainas) me rrugë tokësore pas 15 shtatorit, kur skadon kufizimet përkatëse, është i papranueshëm në çdo formë,” tha ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Disa vende janë të shqetësuara se importimi i grurit nga Ukraina ul çmimet për fermerët e tyre. Nga ana tjetër, Rusia i ka dhënë fund një marrëveshjeje me Ukrainën që i lejon vendit të eksportojë burimin në mënyrë të sigurt.


Top Channel

Banner

Related posts

Sot zgjedhjet parlamentare në Greqi, rreth 9.8 milionë qytetarë të regjistruar, mes emrave në garë për deputetë, edhe shqiptarë

admin

Ukraina shënon përvjetorin e shpalljes së sovranitetit/ Zelensky: Çdo vit e më të fortë, liria do të mbizotërojë

admin

Rrëzohet helikopteri privat turk, përplaset në pistën e aeroportit të Samos

admin

Leave a Comment