AKTUALE

ORGANIZATA SHQIPTARËT E BASHKUAR NË DETROIT: MOS I MBËSHTESNI “PUÇISTËT” E GANES DHE TË KAMISHIT SE HASHIMI E KA MBYLLUR KARRIERËN E VET POLITIKE PO GJYKOHET NË HAGË PËR KRIME TË LUFTËS

Organizata Shqiptarët e Bashkuar në Detroit, më 22 korrik 2023, lëshoi këtë APEL-Deklaratë, si vijon:
MOS I MBËSHTESNI “PUÇISTËT” E GANES DHE TË KAMISHIT SE HASHIMI E KA MBYLLUR KARRIERËN E VET POLITIKE PO GJYKOHET NË HAGË PËR KRIME TË LUFTËS
-Qeveria Demokratike e Albin Kurtit mund të ketë gabime, por nuk mund të rrëzohet me forcë dhe me puç afrikan të deputetes Ganimete Musliu dhe Kamishit…etj. Këta militantë të PDK-së, duhet të kuptojnë (sepse qe 20 vjet i kanë shtjerrur ndenjëset e Parlametit të Kosovës, duke marrë paga të majme, e duke mos bërë asgjë të mirë për interesat vitale të Republikës së Kosovës. Këtë, para së gjithash e dokumenton edhe statusi momental i veriut të Kosovës, të cilët po këta deputet me PDK-në, me kryetarin e tyre, me kryeministrin e tyre, me qeverinë e tyre dhe me presidentin e tyre Hashim Thaçi me “srpska listen” e kanë lënë Kosovën veriore në “mëshirën e Serbisë së Tomislav Nikoliiqt, të Ivica Daçiqit dhe të Aleksandër Vuçiqit. Këtë akt tradhtie e provojnë edhe Marrëveshjet e lidhura me Serbinë për formimin e “Srspka zajednicës”, të nënshkruara më 2013 dhe më 2015 nga Hashim Thaçi dhe nga Isa Mustafa, si dhe të ratifikuara nga Parlamenti i Kosovës.
Pra, tradhtia dhe shitja e interesave të Kosovës, është në anën e PDK-së., LDK-së , ku të gjitha qeveritë e tyre i kanë formuar me “lista srpska”, jo në anën e Qeverisë më Demokratike të Kosovës së drejtuar nga Albin Kurti, e cila me sukses po shtrin dhe po mbron sovranitetin e Kosovës në veriun e saj në bashkëpunim të ngushtë me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në.Kjo është platofma strategjike e Qeverisë Demokratike të Republikës së Kosovës, drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, të cilin e mbështet e gjithë diaspora shqiptare në Amerikë së bashku me Uashingtonin zyrtar.
Me një “ZDRAVO” Ganja përjashtoi vetveten nga Parlamenti, kurrë më nuk do të fitojë asnjë votë nga Drenica e kuqe liridashëse e Adem Jasharit !
-Ganja dhe Kamishi qe 20 vjet në ulëse të Kuvendit të Kosovës, ende se kanë kuptuar abc-në e funksionimit të parlamentarizmit demokratik paqësor, sepse me forcë, madje me një parullë serbçe ‘ZDRAVO’ deshën ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij !?
Z.Deputete Gane pse u “përhane” me atë “ZDRAVO”, që në foltore ia vuri kryeministrit Albin Kurti , ia vulosi vetes fatin e deputetes në parlamention e Kosovës, sepse kurrë më zgjedhësit e Drenicës nuk do t’ia hedhin votën e tyre, që të bëhet deputete, sepse tregoi fytyrën e vërtetë antishqiptare dhe antidemokratike, duke e karhasuar Albinin me “ZDRAVO-n” serbçe !!!
–Edhe pse në koalizion me “ZDRAVO-n” e Listës srpska në të gjitha qeveritë dhe parlamentet e Hashimit dhe të Isës, PDK-ja dhe LDK-ja kanë bashkëpunuar dhe kanë bashkudhehqur Republikën e Kosovës, jo Vetëtvendosja dhe jo Albin Kurti. Prandaj, ajo “ZDRAVO” sllavçe i takon Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, sepse pa Listën srpska s’kanë mundur të formojnë asnjë qeveri të tyre(2008-2020).

-Thirrni mendjes, tolerances, parimit dhe kritikës objektive paqësore, respektit dhe dialogut të ndërsjell demokratik në përputhje me ligjet, me kushtetutën dhe me mandatin e fituar nga vota demokratike e popullit, jo duke përdorur forcën, sharjen, grushtat, kërcënimin individual, klanor ideologjik partiak për të mbjellë frikë, panik, urrejtje dhe armiqësi mes deputetëve në Parlament dhe për të krijuar opinion politik jashtë parlamentit në popull se gjoja ka ardhur koha, që me forcë duhet përmbysur Qeverinë më Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin më demokratik , më të aftë dhe më të votueshëm (me plebishit mbi 51% të vatove të zgjedhësve më 14 shurt 2021), me të vetmin qëllim që pushtetin ta rimarrë PDK-ja e Hashim Thaçit, e Kadri Veselit dhe e Azem Sylës etj.
Mirëpo, kjo formë e “konkurrencës demokratike” e PDK-së, që me puç afrikan të vijë në pushtet, nuk është e pranueshme, sepse nuk lejon Kushtetuta e Kosovës, nuk lejojnë partnerët dhe miqtë tanë: Amerika, BE-ja, NATO-ja etj. –Vetëm ata që fitojnë censusin e votave të mjaftueshme mund të formojnë qeverinë dhe parlamentin, jo ata që humbasin zgjedhjet dhe me stupc në krah kërcënojnë dhe krijojnë anarki dhe destabilizim për të përmbysur Qeverinë Demokratike të Albin Kurtit.
Puçin afrikan sipas teorisë së kompllotit, nuk e ndihmoi as parulla antishqiptare “ZDRAVO” e PDK-së së Ganimete Musliut !
Edhe pse PDK-ja me forcë provoi ta përmbysë Qeverinë Demokratike të kryeministrit Albin Kurti në Seancën e Parlamentit të Kosovës, të mbajtur më 13 korrik të vitit 2023. Mirëpo, me gjithë përpjekjen brutale të disa militantëve të PDK-së, që fizikisht dhe me shishe uji iu vërsulën Kryeministrit Kurti, ministrit Hekuran Murati, Zëvendskryeministrit Besnik Bislmi etj. nuk ia arritën që ta përmbysin Qeverinë e Albin Kurtit, sepse u mbrojt nga deputetët e VV-së dhe nga forcat policore, të cilat parandaluan “puçistët’ e PDk-së, që , duke përdrur forcën të rrëzonin e qeverisë e së Republikës së Kosovës me gjithë kryeministrin e saj, Albin Kurti.
Ky puç “paqësor” i PDK-së me grushta e sharje na ktheu në vitetet ’20 të shekullit XX, kur Ahmet Zogolli me bjellogardistët rusë (mercenarë) të Nikola Pashiqit (kryeministër i Serbisë) bëri puç ushtarak në përmbysjen e Qeverisë Demokratike të Fan S. Nolit, më 24 dhjetor 1924 !
Edhe këta “puçsitët paqësorë” të PDK-së Hashim Thaçit, do të bënin të njëjtin skenar të Ahmet beg Zogollit, i cili me bjellorusë dhe me mercenarë ushtarakë serbë të Nikola Pashiqt rrëzuan Qeverinë Demokratike Borgjeze të Tiranës, dhe ndoqën Fan S. Nolin nga Shqipëria.
Mirëpo, fatbardhëisht nuk ia arritën ngase ia patën frikën edhe Amerikës, edhe NATO-s, edhe BE-së. Kështu që në vend të plumbave të vrangelistëve ushtarakë të Nikola Pashiqit kundër kryeministrit Fan S.Noli në Tiranë, më 24 dhjetor 1924, kamishat, enverat, sokolat dhe shpendekqet e zeza të PDK-së së Hashim Thaçit përdorën shishe uji të pijshëm dhe parulla përshëndetëse të shkruara serbçe, siç ishte ajo “ZDRAVO”, që një mjerane apolitike ia ngjiti në foltoren e kryeministrit Albin Kurti. Ky, aty rreth foltores, edhe filloi “bërlykja” e recidivave të Hashim Thaçëve, Azem Sylëve dhe të Kadri Veselëve, duke marrë yrysh me “brirët” e tyre për t’i lënduar deputetët, ministratët dhe kryeministrin e Qeverisë Demokratik, Albin Kurti.
Në vend të mendjes racionale politike dhe të parimit e rregullave demokratike, “dudajevët” dhe “kamishët” e Hashim Thaçit përdorën forcën fizike brutale ndaj deputetëve të vetëvendosjes, vetëm për ta demisionuar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij demokratike. Ky ishte motivi dhe ky ishte qëllimi-LUFTA PËR KTHIMIN NË PUSHTET ME FORCË TË PDK-SË së Hashim Thaçit (ish-kryeministër, ish-kryepresident ish-kryetar i PDK-së).
Mirëpo, kjo dëshirë e shkretë kurrë nuk do t’u realizohet më “robërve” të “bekuar” të Hashim Thaçit, sepse ai ka përfunduar në burgun e Hagës, ku po gjykohet për kryerjen e krimeve të luftës së UÇK-së. Ndaj, “Dudajevi” i Çeçenisë ka përfunduar misionin e tij politik në Kosovë. Nuk ka më rikthim në politikën e Kosovës.
Prandaj, leni hasmërinë, urrejtjen dhe përleshjet e panevojshme të luftës për pushtet me çdo kusht, sepse ata që kanë dështuar nuk mund të kthehen pa rehabilitimin dhe pa mbështetjen e popullit.
Edhe Ganja, edhe kamishët e tjerë militantë të PDK-së e të tjerë, të cilët po luftojnë për përmbysjen e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij demokratike, ata njëkohësisht janë kundër Amerikës, NATO-s dhe BE-së, që po e mbështetin Albin Kurtin dhe Qeverinë aktuale të Republikës së Kosovës. Ata janë armiq të Kosovës dhe të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore!
Kryetari,
Rrok Dedvukaj, d.v.
Detroit, 22 korrik 2023

Related posts

“Fronti Europian ende s’ka vendosur nëse do ta votojë Afrim Gashin për kryeparlamentar”/Aziri: Çka t’i bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve?

Gjyla Halili

Mbledhja me ambasadorët e vendeve të BE-së/ Grubi: Të bëhemi gjithë bashkë pjesë e “Frontit europian”

admin

Valmir Aziri: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra Propozim ligjin për kulturë e tërhoqi shefi i kualicionit Vlen- Hristian Mickovski

Gjyla Halili

Leave a Comment