BOTA

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Rodos! Erërat e forta “bllokojnë” përpjekjet e zjarrfikëseve për të shuar frontet aktive

Zjarri i Rodosit nuk mund të frenohet. Forcat zjarrfikëse të përhapura në të gjithë territorin e kanë pasur të pamundur shuarjen e flakëve, ndërsa 63 zjarre të reja shpërthyen brenda 24-orëve.

Zjarrfikësit u përpoqën të luftonin erërat e forta dhe të shuanin vatrat e rindezura në disa lokacione për të shtatën ditë radhazi, tha Brigada e Zjarrfikësve.

Të paktën dhjetë shtëpi u dëmtuan pasi zjarri u përhap në fshatin Asklipio, në veri të vendpushimit bregdetar të Kiotari në Rodosin Jugor, ku hotelet u evakuuan gjatë fundjavës. Rindezjet e vazhdueshme edhe atje kanë krijuar problem për zjarrfikësit. Përveç kësaj, rindezja e vatrës së zjarrit është kthyer në problem në Laerma, një fshat në qendër të ishullit që ka pësuar dëme serioze. Zjarrfikësit duhet të merren me zjarrin në fshat dhe frontet përreth tij. Në ishull, erërat e forta me 7 beaufort janë shqetësuese për përhapjen e zjarrit në të gjitha frontet, theksoi Brigada e Zjarrfikësve.

Zjarri në ishullin Rodos për një javë tashmë ka djegur rreth 34,200 hektarë dhe vazhdon të jetë i pakontrolluar. Të hënën, gjërat morën një kthesë për keq pasi zjarri shkatërroi mbrojtjen dhe u urdhëruan më shumë evakuime, në pjesët qendrore dhe jugore të ishullit.

Ne jemi në luftë – të fokusuar plotësisht te zjarret”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një debati në Parlament. “Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne duhet të qëndrojmë në gatishmëri të vazhdueshme.”

Krahas Rodosit zjarret po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias, si dhe në Peloponez dhe Greqinë jugore. Me temperaturat që pritet të rriten sërish të martën pas një dite pushimi relativ, Shërbimi Zjarrfikës ka njoftuar se pjesa më e madhe e ishullit të Kretës, me përjashtim të njësisë rajonale të Hanisë, si dhe Rodos dhe ishujt e afërt, po përballen me një rrezik ekstrem (Kategoria 5, më e larta) e shpërthimeve të reja të zjarrit.

Rajonet e Atikës, Greqisë Qendrore, Greqisë Perëndimore, Peloponezit, Hanisë, dy nga katër njësitë rajonale të rajonit të Thesalisë (Larisa dhe Magnezia), Ishujt Jon, në perëndim, Ishujt Dodekanezë në Egjeun juglindor, si dhe ishujt Ikaria dhe Samos janë të klasifikuara me rrezikshmëri të lartë në veri.


Top Channel

Related posts

Miliona njerëz arrijnë në Mekë për haxhin e madh në vapën saudite

admin

Hetimi i CNN ngre akuza ndaj Greqisë për mbytjen e emigrantëve: Na tërhoqën anijen, po të na linin do kishin shpëtuar

admin

Gjykatësja federale në çështjen kundër ish-presidentit Trump, një ndëshkuese e ashpër

admin

Leave a Comment