BOTA

Forcat Ajrore të Iranit nisin stërvitjet në Gjirin Persik

Forcat Ajrore iraniane kanë nisur një stërvitje të madhe pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan anije luftarake dhe forca shtesë në rajonin e Gjirit Persik.

Më shumë se 90 avionë dhe dronë luftarakë janë vendosur në Gjirin Persik dhe pjesë të tjera të Iranit që nga e diela si pjesë e manovrave, raporton media shtetërore iraniane.

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Abdolrahim Mousavi tha se stërvitja do të “mbronte pavarësinë, integritetin territorial dhe idealet e shenjta të revolucionit islamik”, dhe premtoi se do të mbronte interesat e kombit iranian.

Sipas agjencisë së lajmeve dpa, mes tjerash, Forcat Ajrore provuan sulme me dronë kamikazë dhe avionë luftarakë.

SHBA njoftoi javën e kaluar se do të dërgonte përforcime ushtarake në Gjirin Persik, të cilat sipas saj do të siguronin lirinë e lundrimit në këtë rajon.

SHBA akuzon marinën iraniane për pengimin e transportit civil në ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin fqinj të Omanit.

Ka pasur incidente të përsëritura me cisterna nafte në këtë zonë në të kaluarën.

Në veçanti, Ngushtica e Hormuzit, një ngushticë afërsisht 55 kilometra e gjerë midis Iranit dhe Omanit, konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar për eksportet globale të naftës.

Muajin e kaluar, shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra personave dhe entiteteve në Iran, Kinë dhe Hong Kong, duke i akuzuar për një rrjet që mbështet programin ushtarak dhe të raketave të Iranit, teksa Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Teheranit./ REL


Top Channel

Related posts

Britania ofron 3 miliardë dollarë garanci kredie për rindërtimin e Ukrainës

admin

Flakë gjigante përfshijnë ndërtesën më të lartë në kryeqytetin e Sudanit, ku konflikti anti-qeveritar hyn në muajin e gjashtë (fotot)

admin

Erdogani kërkon që Rusia të mos ndërhyjë në marrëveshjen për drithërat

admin

Leave a Comment