BOTA

Masakruan me armë automatike 6 civilë, Ukraina vendos nën hetim 11 ushtarët rusë

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës deklaron se 11 ushtarakë rusë janë vendosur nën hetim nga autoritetet vendase pasi dyshohet se kanë qëlluar 6 civilë brenda makinave të tyre në rrethin Buchansk të Kievit. 

Burrat, të cilët ishin pjesë e Brigadës së 37-të të Pushkave të Motorizuara të Ushtrisë së 36-të të Armëve të Kombinuara, janë “njoftuar në mungesë për dyshimin e shkeljes së ligjeve të luftës”, thuhet në Telegram.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se ushtarët e armatosur me armë zjarri dhe pajisje ushtarake, lëvizën nëpër qytet me automjete të blinduara, duke hapur zjarr ndaj dy makinave civile. Njerëzit brenda makinave po përpiqeshin të largoheshin nga zona e luftimit nëpërmjet një autostrade me lëvizje të shumta në atë kohë dhe “nuk kishin asnjë shenjë” se i përkisnin forcave ukrainase.

Kur makinat ndaluan, personeli ushtarak i vendit agresor hapi zjarr ndaj tyre me armë të lehta pa paralajmërim”, thuhet në njoftim. “Si rezultat i granatimeve, gjashtë civilë vdiqën nga plagët me armë zjarri.” 


Top Channel

Banner

Related posts

Prokurorët: Një celulë terroriste planifikoi sulme në Gjermani

admin

Ndikimi i mundshëm politik i çështjes së Xhorxhias te gara e ish-presidentit Trump

admin

Dita Botërore e Meditimit – Kreu

admin

Leave a Comment