KOSOVË

Brnabiq i thur elozhe shefit: I vetmi që ka bërë diçka për Kosovën në dekadat e fundit

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i vetmi që ka bërë diçka për Kosovën dhe popullin tonë në dekadat e fundit.

“Sot, ata që lanë të lirë terroristët shqiptarë në vitin 2001, heshtën për masakrën e 2004-ës dhe për shpalljen e pavarësisë në 2008, i zhvendosën negociatat nga OKB-ja në BE në 2010 dhe çuan në opinionin katastrofik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë – sot dilni dhe thoni diçka për Kosovën”, ka shkruar Brnabiq në Twitter.

Javë më parë, kryeministrja serbe kishte thënë se Kosova e ka për obligim themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Kemi hyrë në vitin 2023 dhe pres që të ndodhë ajo që kanë premtuar partnerët tanë ndërkombëtarë dhe në janar të fillojë formimi i Asociacionit. Ky është fokusi im për janarin dhe do të diskutohet në takimet e javës së ardhshme. Sigurisht që do të vazhdojmë të insistojmë në respektimin e Rezolutës 1244”, kishte deklaruar Brnabiq.

Banner

Related posts

Masat ndëshkuese të BE-së, ndikimi në ekonominë e Kosovës

admin

Policia e Kosovës deklarohet për situatën në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan

admin

Ministrja Haxhiu e ministrja Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Gjyla Halili

Leave a Comment