AKTUALE

Rreziku nga i nxehti, Brataj këshillon qytetarët: Tregoni kujdes, çdo temperaturë mbi 30 gradë edhe në hije është e rrezikshme!

Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për temperaturat e larta në vend duke këshilluar që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në orët e pikut.Gjatë bisedës në studio Brataj tha se sidomos mosha e tretë janë të rrezikuar nga temperaturat e larta, ndërsa shtoi se është e domosdoshme që në këtë situatë qytetarët të konsumojnë rreth 2 litra ujë në ditë.“Çdo temperaturë mbi 30 gradë në hije është e rrezikshme. Është e domosdoshme që të kufizohet dalja në orët e pikut”, u shpreh ai.

Gjithashtu Brataj tha se edhe të rinjtë dhe po ashtu edhe ndaj fëmijëve duhet të tregohet kujdes në këtë sezon të nxehtë veror.“Nga data 17 e deri sot janë 2715 vizita të bëra në banesë, po ashtu edhe shumë konsulta telefonike. Ne kemi mjekë që bëjnë edhe konsulta mjekësore përveç urgjencës. Nëse mjeku ka dyshimin më të vogël për rrezik jetë, dërgon ekipin në vendngjarje. Gjatë stinës së verës shtohet koordinimi dhe forcat në vend”, ka thënë ndër të tjera ai.

Banner

Related posts

Pse heshtë Bekim Qoku, a po distancohet edhe LVV nga VLEN-i

Gjyla Halili

Isen Shabani: Sonte në fshatin Toplicë! Pjesmarrja Juaj na nderon!

Gjyla Halili

Gjeneral-lejtnant Jashar Kadioglu, shefi i Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm turke pritet në Tetovë nga Myftiu Selver Xhemaili

Gjyla Halili

Leave a Comment