AKTUALE

Fitorja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Veliaj: Kush shkëputet nga Saliu dhe salinjtë, ka bërë një vepër patriotike

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pasi Partia Socialiste fitoi sërish zgjedhjet e përsëritura për bashkinë Rrogozhinë. Veliaj thotë se ky rezultat i jep përgjigje të gjithëve,  dhe se qytetarët e Rrogozhinës, i duan njerëzit që punojnë, dhe jo ata që përfitojnë.

 

Reagimi i Veliajt:

 

Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin.

Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t’ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!

Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t’u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush.

As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty!

Banner

Related posts

Shqiptarët në Miçigen si asnjëherë më parë në përkrahje të kandidaturës për Kongres të z. Robert Lulgjuraj

Gjyla Halili

Tetovari humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Mavrovë – Dibër, ndërsa bashkëshortja lëndohet rëndë

Gjyla Halili

MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja

Gjyla Halili

Leave a Comment