SHQIPËRI

Disa zona në Shqipëri përfshihen nga zjarri

Rreth 25 hektarë sipërfaqe me pisha dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit 3-ditor në zonën e Peshtanit, në Fier.

Gjatë mesditës të së dielës flakët kanë dalë jashtë kontrollit, edhe për shkak të temperaturave të larta, duke e pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve në rrugë tokësore. Për shuarjen e flakëve si dhe evitimin e riaktivizimit të vatrave të tjera të zjarrit në zonën e pyllëzuar është nevojitur ndërhyrja nga ajri nëpërmjet helikopterit Cougar.

Shefi i shërbimit të zjarrfikëses në Bashkinë Fier, Zija Hyka, për të parandaluar përhapjen e flakëve ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë Fier, Ylli Skënderaj, ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në këto ditë të nxehta vere në drejtim të djegies së mbeturinave dhe tokave bujqësore.

Banner

Related posts

Podgorica kaplohet nga vapa – kryeqyteti më i nxehtë në Evropë sot

admin

Greqia goditet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

admin

E vrau dhe e groposi tetëvjeçarin, Klodian Çalamani nga Fieri dënohet me burgim të përjetshëm

admin

Leave a Comment