AKTUALE

BDI mbajti mbledhje, ja çka u diskutua

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti, këtë të diel, mbledhjen e 5-të të rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, si organi më i lartë i partisë në mes të dy kongreseve.
Nën kryesimin e kryetarit, Ali Ahmeti, u trajtuan disa tema kyçe me theks të veçantë mbi situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut. Lideri Ahmeti theksoi se vendi ndodhet në një pikë kritike sa i përket perspektivës sonë evropiane dhe ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për të ecur në këtë rrugë. Ai u shpreh se ankorimi i pakthyeshëm i Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane është forma më e lartë e patriotizmit për të gjitha komunitetet dhe qytetarët. Konfirmimi i fundit nga Komisioni Evropian se standardet e hapjes për kapitujt do të fokusoheshin vetëm në udhërrëfyesit për administratën publike dhe sundimin e ligjit, në vend të marrëdhënieve me fqinjët, u pa si një përgënjeshtrim i fortë i pretendimeve të opozitës. Kryetari
Ahmeti trajtoi shqetësimet për krijimin e një qendre hibride politiko-ekonomike kundër BDI-së, duke shprehur përkushtimin e partisë për parimet demokratike dhe vendosmërinë për të vazhduar punën në drejtim të avancimit të vlerave e standardeve sistemore në Maqedoninë Veriut.
Kryetari Ahmeti dhe Këshilli i Përgjithshëm dënoi sulmin ndaj Zëvendëskryeminstrit të Parë, Artan Grubi, duke e cilesiar si sulm ndaj BDI-së.

Banner

Related posts

Gjithçka gati në Turqi – mungon Putin, Zelensky i gatshëm për takimin e paqes

Gjyla Halili

VMRO: Pyesim LSDM dhe Filipçen, a po ndërton Zaev ndërtesa në Dubai dhe ku po i merr paratë për këto investime

Gjyla Halili

Muharem Asani kandidat i Bdi-së për degën në Butel

admin

Leave a Comment