KOSOVË

Mbyten 4 persona në Gramsh, babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre/ Dy viktima të tjera u shënuan në plazhe

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në liqenin e Banjës në Gramsh ku për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën katër persona.

Sipas policisë së Gramshit ata kanë marrë një telefonatë rreth orës 19:00, ku i është thënë se 4 persona dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në fshatin Drizë të Gramshit.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku rezulton se kanë humbur jetën babai me dy djemtë e tij dhe kushuriri i tyre.

Babai, 46-vjeçari A. Z., dy fëmijët e tij 19-vjeçari R. Z., dhe 14-vjeçari E. Z., së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçarin M. Z., sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Sipas policisë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme pas kontaktit me ujin.

Njëra ngjarje ndodhi në plazhin e Durrësit ku një 68-vjeçar në Porto Romano rreth orës 19:20 sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa ka humbur jetën në.

Ngjarja tjetër ndodhi në plazhin e Tales ku humbi jetën një 52-vjeçar. Po ashtu dyshohet se pushuesi humbi jetën nga i njëjti shkak./TCH

Related posts

Masakra me gjashtë shqiptarë të vrarë në Athinë/ Kontrolle në pikat kufitare, po hetohet për pazare droge dhe larje hesapesh

admin

BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

Gjyla Halili

Dorëhiqen 40 zyrtarë policorë në Kosovë për shkak të pagave të ulëta

admin

Leave a Comment