AKTUALE

Ademi: Mbështetje për Artan Grubin, aktet e tilla qyqare nuk na zmbrapsin e as nuk na frikësojnë

Banner

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka shprehur shqetësimin e tij për tentim sulmin ndaj zëvendëakryeministrit të parë, Artan Grubi.

Ademi shkruan se Grubi ka mbështetje që punët e tij t’i realizoj me profesionalizëm, teksa organet kompetente të merren mr zbardhjen e rastit.

Statusi i plotë:

Me shqetësim pranova lajmin për tentativën për sulm ndaj zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi.

Iu bëj thirrje të gjitha organeve kompetente që të ndërrmarin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të këtij rasti dhe që edhe autorët edhe porositësit e këtij akti t’i nxjerrin para drejtësisë.

Shpreh mbështetjen për zv/kryeministrin e parë, dhe e inkurajojë të mos zmbrapset e të vazhdojë punën e tij në shërbim të qytetarëve pa dallim.

Aktet qyqare si ky, nuk duhet të na zmbrapsin e as nuk na frikësojnë. Përkundrazi, na forcojnë e na bëjnë më të vendosur drejt detyrimeve tona.

Banner

Related posts

Gjeloshaj pret në takim ambasadoren e Shqipërisë Zhaklina Peto

Gjyla Halili

Ahmeti: Kosova ka arritur deri këtu në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar

Gjyla Halili

Ky është fruti më i shëndetshëm sipas dietologëve

Gjyla Halili

Leave a Comment