SHQIPËRI

17 vrasës shqiptarë do të depërtohen nga Britania, mes tyre edhe “Tony Montana”, goditi 120 herë me thikë mikun e tij (EMRAT-FOTO)

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Britanisë së Madhe, pritet që në muajin nëntor të nisë ekstradimi i shqiptarëve që vuajnë dënimin në burgjet britanike drejt vendint tonë.

Media britanike “The Telegraph”, ka bërë një artikull të gjatë ku shkruan se mes të burgosurve që do të ekstradohen në Shqipëri janë edhe 17 vrasës, mes tyre dhe një nga emrat më të rrezikshëm i njohur edhe si “Tony Montana”.

Artikulli i plotë i “The Telegraph”

Një nga vrasësit serialë më ‘mizor’ të Shqipërisë është mes 17 vrasësve të dënuar që do të deportohen nga Britania drejt vendit tonë, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit sipas një marrëveshjeje të re.

Vrasësi Mane Driza, 45 vjeç, i cili përdori pseudonimin e personazhit të Al Pacino-s, ‘Scarface’, është në mesin e vrasësve, të cilët janë dënuar nga gjykatat britanike me 336 vjet burg në total.

Ai do të deportohet sipas një marrëveshjeje të ratifikuar javën e kaluar, ku Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rimarrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen me banesa dhe tregtimin e drogës.

Ata do të kryejnë të njëjtën kohë dënimi siç do të kishin bërë në Angli, por kjo do t’i kushtojë Britanisë vetëm një të katërtën e çmimit vjetor prej 40,000 paund, i cili, për këtë grup vrasësish, do të kishte qenë 13.4 milionë funte gjatë 336 viteve.

Driza, i njohur gjithashtu si ‘Tony Montana’ apo si ‘Scarface’, kishte qëlluar për vdekje baba e bir në Shqipëri në vitin 1997 përpara se të ikte drejt Britanisë. Më pas, në vitin 1999, ai vrau bashkatdhetarin Stefan Mone, me thikë e sëpatë. Pas krimit makabër,ai largua në Itali, ku vrau dy burra në Siçili gjashtë muaj më vonë.

I dyti që do të dëbohet është Koçi Selamaj, 37 vjeç, një ish-punonjës i garazhit, i dënuar me minimum 36 vjet burg për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nesa në shtator 2021. Refuzimi i tij për t’u paraqitur në bankën e të akuzuarve për të dëgjuar dënimin e tij ka bërë që Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk të rishkruajë ligjet e Mbretërisë së Bashkuar për të detyruar shkelësit të përballen me gjykatën.

Ali Qazimaj 49, u burgos për të paktën 35 vjet pasi vrau çiftin e të moshuarve Peter Stuart, 75 vjeç dhe gruan e tij Sylvia 69, pranë shtëpisë së tij në Suffolk në qershor 2016. Ai kishte punuar si kujdestar për një të afërm të dhëndrit të Stuarts dhe kufoma nuk është zbuluar kurrë.

Erland Spahiu, 34 vjeç, u dënua me një minimum prej 35 vitesh për rolin e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e ish-boksierit Christopher Hughes në Lancashire. 37-vjeçari pësoi gati 100 lëndime të veçanta, pasi ishte ndjekur nga një bandë vigjilente, e cila gabimisht besonte se babai kishte përdhunuar një adoleshente.

Erion Voja, 22 vjeç, ishte anëtari i dytë i bandës së tetë personave të dënuar për një total prej 229 vitesh burg për vrasjen e Hughes. Teksa e çuan në qeli për të vuajtur dënimin 23-vjeçar, Voja bërtiti: “Unë e di veten, nuk jam vrasës”.

Besnik Berisha, 45 vjeç, u burgos për 33 vjet pasi u paraqit si oficer policie për të goditur me thikë 42 herë një shokun e tij në një ekzekutim të egër jashtë një shkolle. Viktima, Shkelqim Paja, një baba 36-vjeçar, kishte kërkuar shlyerjen e një kredie prej 15 mijë funte për Berishën.

Eugert Merizaj, 33 vjeç, u dënua me 32 vjet burg për vrasjen e një shoku të tij shpërndarës droge me një armë gjahu me sharrë në pikën e zezë, ndërsa Lundrim Gjikokaj, 40 vjeç, u dënua me 28 vjet për vrasjen e një bashkëqytetari 27-vjeçar shqiptar për të shmangur shlyerjen e një borxhi prej 250,000 £.

Elton Sefa, 27 vjeç, u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e kolegut të tij punëtor ndërtimi John Ëoodëard pas një sherri në një kantier ndërtimi të lartë në Hatton Garden, në lindje të Londrës.

Josif Nushi, 27 vjeç, një anëtar i bandës shqiptare, u dënua me 20 vjet për rrahjen për vdekje të një burri që kishte tentuar t’u vidhte drogën, siç ishte Mihal Dhana, 29 vjeç, i dënuar me 16 vjet për vrasjen e Tomasz Waga, 23 vjeç.

Motra e Waga-s i tha Gjykatës së Neëport Crown se trupi i vëllait të saj ishte “i hedhur si një qese me mbeturina”.

Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, u dënuan të dy me 20 vjet burgim minimal për vrasjen me thikë të një bashkëqytetari shqiptar në një përleshje me thikë për një kulturë kanabisi. Shqiptarët Dorian Pirija, 33 vjeç dhe Qazim Marku, 25 vjeç, u burgosën me 19 vjet pas një mosmarrëveshjeje për një ferme kanabisi që rezultoi në vrasje.

Erlin Hasa, i dënuar me 23 vjet burg, u përshkrua si një përbindësh në gjykatë pasi vrau me thikë një burrë në një sulm të paprovokuar në një banesë.

Ulsi Manja, ministri shqiptar i drejtësisë, tha se synonin të kishin transferimet e para në shtator pas aplikimeve në gjykatat shqiptare për të njohur dënimet e dhëna nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Related posts

Berisha mohon audio përgjimin e 21 janarit: Është fals, vepër e Ardi Veliut

admin

Shkatërrohet një rrjet kriminal i udhëhequr nga dy shqiptarë

admin

I shoqëruar për atentatin në Krujë, kush është Durim Bami, që trazoi politikën shqiptare

admin

Leave a Comment