KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëron hapjen e autostradës Prishtinë-Gjilan brenda vitit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kryer inspektime në punimet që po zhvillohen në autostradën Prishtinë – Gjilan. Ai tha se tashmë në këtë autostradë janë kryer 70 për qind të punimeve dhe me këtë ritëm pret që autostrada të hapet brenda vitit. Kurti tha se ndërtimi i kësaj autostrade është i një rëndësie të veçantë sepse afron më shumë komunat me kryeqytetin. 

“Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve. I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të parë dhe llotit të dytë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave Smallushë dhe Sllovi që të kenë gjithashtu qasje. Gjithsej kjo pjesë do të ketë gjatësinë prej 22.8 km, prej Banullës në Lipjan te Bresalci në Gjilan.”- tha Kurti.

 

 

Banner

Related posts

Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë! Nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën

admin

Synojnë Maqedoninë, klubi i Novi Pazarit do të kalojë transit nëpër Kosovë

admin

Sot proteston SBAShK-u

Gjyla Halili

Leave a Comment