SPORT

Një tjetër shqiptar në Serie A?

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka mundësinë që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e Serisë A dhe t’i shtohet legjionarëve të tjerë që aktivizohen në Itali. Ish-lojtari i Partizanit aktualisht aktivizohet në Skoci te Aberdeen, aty ku është shndërruar në një element thelbësor për skuadrën.

Si rrjedhojë, performancat e Ramadanit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe së fundmi nga Italia raportojnë se është klubi i Leçes që ka nisur nga puna për të nënshkruar me 27-vjeçarin.

Klubi nga Puglia, pjesë e të cilit është edhe Kastriot Dermaku është gati të shpenzojë deri në 1 milionë për shërbimet e Ramadanit teksa oferta tashmë është në tryezën e drejtuesve të Aberdeen, të cilët kanë marrë kohën e tyre para se të kthejnë një përgjigje zyrtare.

Kjo do të ishte padyshim mundësia e karrierës për Ramadanin i cili në CV-në përveç Partizanit ka pasur eksperienca edhe te Ferizaj, Prishtina, Drita, Vejle, Budapest e së fundmi Aberdeen ndërsa prej vitit 2018 është pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Milan shënjestron dy superyje nga kampionati Francez

Gjyla Halili

Balotelli nuk po rehatohet as në Zvicër, pas problemeve me trajnerin, tifozët dalin me pankartë kundër tij

admin

Mbappe e Haaland te Real Madrid, e thotë dikush shumë i rëndësishëm

admin

Leave a Comment