SHQIPËRI

Temperatura përvëluese| Ky shtet mbyll atraksionet turistike në fundjavë

Një fundjavë ferri, është ajo që e pret Greqinë, teksa meteorologët paralajmërojnë për temperatura deri në 45 gradë celsius.

Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe atraksionet turistike të tilla si Akropoli, do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë orëve të pikut. Ekspertët thonë se kjo mund të kthehet në fundjavën më të nxehtë në 50 vite, ndërsa Athina do të përvëlohet me temperatura mbi 40 gradë për 6 deri në 7 ditë, nga fundi i korrikut.

“Aktualisht jetoj në Danimarkë, dhe erdhëm në një vend të ngrohtë, për të vizituar plazhet. Por i nxehti qenka i padurueshëm. Është e tmerrshme”, tha Michele Albano.

Sakaq zjarrfikësit vijojnë betejën me dhjetëra zjarre. Zyrtarë të mbrojtjes civile dhe shërbimeve të emergjencës po paralajmërojnë për një rrezik tejet të lartë të vatrave të reja përreth vendit. Atika perëndimore, në perëndim të Athinës, është mes zonave më të goditura, bashkë me Lakonian në Peloponezin jugor dhe ishullin e Rodosit. Shumë qytetarë kanë humbur banesat e tyre, e të tjerë refuzojnë thirrjet e autoriteteve për evakuim, në përpjekjen për t’i shpëtuar ato.

“Jo jo nuk largohem që këtu. Kështu u thashë atyre. Do të qëndroj në shtëpinë time derisa të digjet”, u shpreh një banor.

Partnerët në BE të Greqisë kanë ofruar ndihmë, përfshirë avionë zjarrfikës, nga Franca dhe Italia dhe më shumë se 200 zjarrëfikës nga Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria. Edhe Turqia fqinje po i vjen në ndihmë me avionë. Greqia, bashkë me Italinë dhe Spanjën, janë mes vendeve europiane qe po përjetojnë një valë të zgjatur të të nxehtit ekstrem.

Related posts

Nisja e ciklit menstrual që 10 vjeç, Keta: Të reduktohen ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme

admin

Martesa e dy grave në Bashkinë e Tiranës, Ramkaj: E paligjshme, e paparashikuar nga kodi i familjes

Gjyla Halili

Shqipëria heq përkohësisht vizat turistike për qytetarët e 5 shteteve

admin

Leave a Comment