BOTA

Zbehen shpresat për mbijetesën e të zhdukurve në Indi, rrëshqitja e dheut lë pasoja të rënda

Shpresat kanë nisur të zbehen për mbijetesën e dhjetëra të zhdukurve në Indi, pasi një rrëshqitje dheu goditi rëndë një fshat, që la të paktën 22 persona të vdekur.

Ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për të gjetur të paktën trupat e pajetë të banorëve vendas, por shirat dhe terreni i vështirë e kanë rënduar akoma më shumë punën  e tyre.

Familjarët e të zhdukurve po presin në ankth për të ditur fatin e të afërmve të tyre, përfshirë edhe fëmijë, fati i të cilëve nuk dihet.

“Vëllai im është ende i bllokuar në rrëshqitje dheu. Po humbasim shpresën pasi balta ka përfshirë shtëpi të tëra. Punonjësit e shpëtimit ende nuk e kanë hequr baltën”, tha një banor.

“E gjithë familja ka humbur. Të 10 anëtarët janë zhdukur. Askush nuk ka mbijetuar nga familja. Kemi humbur të afërmit tanë të ngushtë përgjithmonë”, deklaroi banorja.

India është goditur nga shirat që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor, dhe përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë shumë njerëz. Pasojat mbeten të rënda për të mbijetuarit, të cilët kanë humbur jo vetëm të afërmit por edhe banesat.

Shirat e musonit janë jetik për rimbushjen e lumenjve dhe ujërave nëntokësore, por përmbytja gjithashtu shkakton shkatërrim të gjerë çdo vit.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit numrin e ngjarjeve ekstreme të motit në të gjithë botën, me projektet e digave, shpyllëzimit dhe zhvillimit në Indi që përkeqësojnë numrin e njerëzve.

 


Top Channel

Related posts

Rusia thotë se ka penguar dy dronë amerikanë afër Krimesë

admin

I internuar në Bjellorusi pas revoltës së Wagner/ Pse Prigozhin ndodhet me Putin në Shën Petersburg?

admin

“Kumbari” i Inteligjencës Artificiale jep dorëheqjen nga Google dhe paralajmëron për rreziqe: “Aktorë të këqij” mund të përpiqen ta përdorin për…

admin

Leave a Comment