SPORT

Dortmund do Sabitzer, Bayern nuk pranon

Dortmund do Sabitzer, Bayern nuk pranon!

Kalimet mes “gjigandëve” të Gjermanisë, Bayern Munich e Borussia Dortmund kanë qenë të shpeshta përgjatë historisë së këtyre dy klubeve dhe e njëjta gjë mund të ndodhë dhe në rastin e “fantazistit” austriak, Marcel Sabitzer.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane, “BILD”, “verdhezinjtë” e Dortmund janë të interesuar për të nënshkruar me 29-vjeçarin e nga ana tjetër “bavarezët” janë të gatshëm ta shesin austriakun për shifrën e 15-20 milionë eurovë.

Mirëpo, futbollisti nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe nëse ai shpreh dëshirën për t’iu bashkuar “verdhezinjtë”, drejtori sportiv i klubit Sebastian Kehl do të fillojë punën për transferimin e Sabitzer dhe pritet që gjithçka të zgjidhet para të hënës, kur Dortmund do të niset drejt SHBA-ve  për turin e miqësoreve..

/BotaSot/

Banner

Related posts

Milani fiton përsëri, mposht skuadrën e Berlusconit

admin

Osmani largohet nga Shkëndija – Kreu

admin

“Deri 1 000 euro bileta zyrtare, ja data kur nis shitja”, çfarë ndodh nëse Shqipëria ia del mbanë për Euro 2024

admin

Leave a Comment