AKTUALE

Nuk është gjoba, qëllimi”, Balla takim me Policinë në Durrës: S’jeni gjahtarë shkelësish!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë së Durrësit, u ndal te problematikat e komunikimit me qytetarët.

 

Balla kërkoi që kryesisht punonjësit e Qarkullimit Rrugor të kenë etikë dhe ndëshkimi të mos jetë qëllim në punën e tyre.

 

Balla: Policia Rrugore nuk është gjahtarë shkelësish. Nëse një drejtues automjeti nuk ka të vendosur rripin apo përdor telefonin e lëvizshëm gjatë drejtimit, përpara se t’i kërkoni dokumentet, është detyrim të përshëndeteni me qytetarin, pyteni çfarë halli ka që e shtyjnë të shkelë rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten e të tjerët. Pra ajo që për ne ka rëndësi është siguria rrugore, është edukimi apo ndërgjegjësimi. Nuk është gjoba, qëllimi. Asnjë rast nuk është njësoj me tjetrin. Nuk më interesojnë “sukseset” e gjobave, por bindja e përgjithshme e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është një punonjës i policisë rrugore pas kthesës, por sepse kështu mbrojmë jetë njerëzore.

 

Durrësi është qyteti me flukset më të larta të pushuesve vendas e të huaj, e për këtë Policia e Shtetit në koordinim me strukturat e tjera shtetërore kanë përgjegjësi kyçe për sigurinë në vijën bregdetare.

 

Lufta kundër kultivimit të narkotikëve mbetet një tjetër prioritet, theksoi ministri Balla nga Durrësi.

Banner

Related posts

SHKËNDIJA BOX solli spektaklin e boksit në Tetovë : Turneu Ndërkombëtar “Tetova n’Festë” solli duele të forta dhe shpalli kampionët e mbrëmjes

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës mirëpriti afaristin Xhevat Demiri

Gjyla Halili

Ndërroi jetë Naski Art Abdixhiku

Gjyla Halili

Leave a Comment