SHQIPËRI

E premte tragjike në Shqipëri, 9 viktima brenda një dite

E premtja e sotme ka qenë një ditë tragjike. Gjatë gjithë ditë së sotme ka pasur vetëm ngjarje të rënda, të cilat kanë përfunduar me 9 viktima.

Më e rënda padyshim u shënuat në Gramsh. Babai me dy djemtë dhe nipin e tij u mbytën në liqen.

Mësohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.

Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Më herët një aksident tragjik ndodhi në Himarë. Një makinë ra 20 metra nga rruga dhe ndërroi jetë shoferi Renato Bushi. Ai kishte një “Xhip safari” që shëtiste turistët, por dalja nga rruga i kushtoi jetën. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy turistë.

Në Durrës humbi jetën një e moshuar në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, 70-vjeçarja me inicialet D.G, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Dy persona të tjerë humbën jetën në det. Ngjarjet ndodhën në Tale dhe në Durrës ku dy persona dyshohet se kanë pësuar atak pas kontaktit me ujin.

Ngjarja më e fundit ishte rreth orës 22.30 në aksin Elbasan-Peqin. Një 58-vjeçar ndërroi jetë pasi është përplasur nga një automjet. Policia bën me dije se në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kalë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale F.Z.

Pra mund të thuhet se kjo e premte ka qenë më tepër se tragjike dhe duket se më shumë jetë po marrin uji dhe aksidentet.  

Related posts

Komisoni Evropian: Çipsat nga Serbia përmbajnë substanca kancerogjene

admin

‘Policët u infiltruan si klientë’- Kështu ra në asamblisti i VV-së

admin

Sulmi ndaj gazetarëve të “Fiks Fare”/ Tedi Blushi: Dënojmë me ashpërsinë më të madhe ngjarjet shumë të rënda kriminale ndaj gazetarëve kurajozë të emisionit investigativ 

admin

Leave a Comment