AKTUALE

Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale pa vendim të Kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale pa vendim të Gjykatës Kushtetuese, ka njoftuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Të premten, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e çoi në Kushtetuese Ligjin për pagën minimale, duke kërkuar shqyrtim shtesë.

“Rrjedhimisht, presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Kupina.

Ligjin për pagën minimale ka kaluar në Kuvend në atë që njihet si “seanca e dajakut”. Pa deputetët e opozitës, Ligji u miratua në lexim të dytë në Kuvend me deputetët e pushtetit.

Por pas miratimit, të parët reaguan veteranët e UÇK-së që nuk u përfshin në Ligj. Ata madje mbajtën një protestë tre ditë pas miratimit të Ligjit. Kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë punën e Kuvendit nëse Ligji dekretohet nga presidentja. Ata u takuan edhe me presidenten Osmani më herët gjatë javës.

Banner

Related posts

Mexhiti nga Prishtina: Ne jemi garantuesit që gjuha shqipe do të avancohet në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

ALI AHMETI “ QYTETAR NDERI “ I TIRANËS

Gjyla Halili

Reagim mbi zëvendësimin e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në MPB – Strugë

Gjyla Halili

Leave a Comment