Një burrë që vrau vëllanë e të fejuarës së tij – i dënuar më parë si pedofil e përdhunues – duke e rrahur me një copë druri, është burgosur dje për 20 vjet në Britani.
Andrew Southwood mori dënimin për sulmin ndaj Carl Ball ku Southwood ‘e bëri të vdekur’ viktimën disa minuta pasi u soll ne zone aty nga shërbimet sociale te policise.
Para se të jepte shpirt Ball i tregoi policisë që erdhi në vendngjarje: “Ata më sulmuan, më goditën me dru … Southëood e bëri.”
Pedofili 51 vjecar Ball, ishte sulmuar dhe më parë që prej dënimit në vitin 2001 për përdhunimin e një gruaje dhe abuzimin me një fëmijë, për të cilat kishte kryer 10 vite burg, shkruan rrjeti vendas The Mirror.
Në gjykatën e Newport në Uells, u tha u tha se më parë dhe xhamat e shtëpisë së viktimës ishin thyer.
Duke dhënë dëshminë e tij, sulmuesi Southwood refuzonte se kishte sulmuar Ball por pas një gjyqi dy-javor u shpall fajtor për vdekjen e tij.
Në deklaratën e saj, motra e viktimës, Michelle Lewis tha se vetëm kohët e fundit kishte kontaktuar me vëllanë e saj pas vdekjes së vëllait tjetër, Gareth Ball, duke thënë se ai po përpiqej të rikthente jetën e tij në binarë.
“Carl ka pasur probleme në të kaluarën dhe kishte paguar për krimet që ka kryer. Tashmë kujtimi i fundit për të do të jetë dhimbja e agonia. Nuk mendoj se meritonte të trajtohej kështu”.
Avokati Jonathan Rees tha se sulmuesi Southwood ishte baba i pesë fëmijëve dhe e përshkruante si një “baba të devotshëm”.
Duke dhënë dënimin gjykatësi tha: “Ishte një sulm i paprovokuar dhe brutal. Vdekja e tij ishte e ngadaltë dhe turpëruese”.
Teksa largohej nga salla, Southwood duket se ofendoi gjykatësin, ndërsa familjarët e tij i thirrën “Të duam shumë!”
Hetuesi i çështjes Nick Wilkie, tha: “Ky është një rast i marrjes së ligjit në dorën e personit, një jetë është humbur dhe një tjetër do të kalohet në burg”.
Top Channel