AKTUALE

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vjen në tokën e vet shqiptare

Nik Gjeloshaj

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror, që njëkohësisht edhe sheshi do të fitojë emrin “Sheshi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Në tokën e vetë shqiptare, do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, pranë institucionit më të lartë arsimor, gjimnazit tonë, në rrugën kryesore të qytetit ku gërshetohën shkolla fillore, kopshti, Qëndra kulturore-informative Malësia, shtëpia e shëndetit, si dhe së shpejti edhe të stadiumit të ri të qytetit. Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbej që të jetë aty ku gërshetohën e ardhmja dhe zhvillimi!
Njëjtë sikur në kohën e tij, sikur edhe e meriton, në kuvendin komunal vendimi sot u soll pa asnjë votë kunder e as apstenim, të gjithë në sallë të kuvendit komunal ishin Për – Skënderbeu vjen në vend shqiptar, në tokë shqiptare të qeverisur nga parti shqiptare.
Sheshin e financoi kryeqendra e shqiptarëve Tirana, përmendorën do ta realizojmë me diasporën tonë, si projekt të shumëpritur nga ata!

Banner

Related posts

Gjokaj: Forumi realizoi dhe do të realizoi projekte të shumta infrastrukturore, ndërsa oponentët tonë politik, projekt kyç kanë një vendkalim për këmbësor

admin

Bdi: Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Gjyla Halili

Drejtori Dimovski pjesë e delegacionit zyrtar qeveritar!

Gjyla Halili

Leave a Comment