AKTUALE

Ndryshon orari i Dukagjinit në Ligën e Konferencës, Ballkani dhe Drita luajnë në oraret e parapara

UEFA ka mundësuar ndryshimin e orarit për njërin klub nga Kosova pasi Drita dhe Dukagjini kishin orar të njëjtë të ndeshjeve në Ligën e Konferencës dhe nuk kishte mundësi për t’i zhvilluar ato pasi vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

Ka përfunduar të mërkurën mbrëma rrethi i parë në Ligën e Konferencës, ku tre skuadra nga Superliga e Kosovës do të luajnë në raundin e dytë të kësaj gare.

Ballkani si i eliminuar nga Liga e Kampionëve, Drita që ka shkuar direkt në raundin e dytë dhe Dukagjini që arriti të kaloj Europa FC janë ekipet nga Kosova që do të luajnë në këtë raund, pasi Gjilani u eliminua.

Kampioni i Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e parë me skuadrën Larne në shtëpi të martën më 25 korrik, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drita dhe Dukagjini ishin paraparë të luanin ndeshjet e para jashtë shtëpisë ndaj Plzen respektivisht Rijekës, por situata ka ndryshuar.

Meqenëse Kosova ka vetëm një stadium që i plotëson kushtet për gara ndërkombëtare, Dukagjini do ta zhvillohet ndeshjen e parë në shtëpi më 27 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa të dytën në Kroaci.

Në anën tjetër, Drita ndeshjen e parë do të luajë në udhëtim te Plzeni, më 27 korrik nga ora 19:00. /Telegrafi/

Related posts

Xhaferi: Edhe në të kaluarën kishte parti që thoshin ne do të jemi në qeveri! Fronti Europian do të ketë 30.000 vota në NJZ 5

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve

Gjyla Halili

Dita e diplomacisë – 55 vjet nga themelimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme

Gjyla Halili

Leave a Comment