SHQIPËRI

Legalizohet kultivimi i kontrolluar i kanabisit në Shqipëri

Pas seancës maratonë me debate, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Ligji u miratua me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime. Tre deputetët që abstenuan ishin socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.

Me debate në Kuvend, opozita shprehu dyshime pse projektligji u miratua me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare nga socialistët, dhe nga ana tjetër nuk ka ndonjë studim mbi përfitimet që ka ekonomia e Shqipërisë në raport me rreziqet dhe pasojat sociale, shëndetësore dhe kriminale që sjell përdorimi i marihuanës.

Megjithatë shumica socialiste e miratoi projektligjin me votat e saj, për të ligjëruar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, duke përsëritur se kontrollet do të jenë të rrepta dhe mundësitë e fitimeve financiare dhe punësimi janë të mëdha. TCH.

Banner

Related posts

ATK-ja mbledh afro 50 milionë euro për katër muaj

admin

Regjistrohen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ishte magnituda

admin

Mandati i Xhaçkës, Bardhi letër ndërkombëtarëve: Injorimi i Kushtetueses, puç shtetëror

Gjyla Halili

Leave a Comment