BOTA

Rrëmbyen 18-vjeçaren, çifti nga Teksas e mbajti të lidhur me zinxhir në shtrat dhe e përdhunuan rregullisht

Një çift nga Teksasi akuzohet se ka rrëmbyer një 18-vjeçare, të cilën e mbanin të lidhur me zinxhirë në një shtrat brenda shtëpisë së tyre dhe e përdhunuan për javë të tëra.

Jose Reyes, 31 vjeç dhe Jaqueline Macias, 29 vjeç, u arrestuan pasi 18-vjeçarja arriti të arratisej nga shtëpia e tyre në Houston përmes një dritareje të dielën mbrëma.

Gruaja e shqetësuar u tha autoriteteve se ajo e kishte takuar burrin në një vend të panjohur rreth një muaj më parë dhe se ai e bindi atë të vinte në shtëpinë e tij.

“I gjithë skenari u përmbys pothuajse menjëherë pasi e kapën dhe e mbajtën në një dhomë për rreth 30 ditë”, tha zëdhënësi i policisë në një konferencë për shtyp.

Ata filluan ta mbanin kundër vullnetit të saj dhe ta sulmonin seksualisht. Kur 18-vjeçarja kuptoi se Reyes dhe Macias ishin larguar nga shtëpia e tyre të dielën në mbrëmje, ajo arriti të arratisej dhe të ngjitej nga dritarja, tha policia.

Pasi u lirua, viktima zbathur kërkoi ndihmë nga fqinjët.

“Ajo ishte e hutuar dhe donte ndihmë,” thanë autoritetet. Oficerët vunë re menjëherë shenja në duart dhe këmbët e saj që tregonin se ajo ishte e lidhur.

Gruaja u dërgua në spital, por nuk dihen detaje për gjendjen e saj. Rrëmbyesit e saj të dyshuar, prindër të një foshnje, u arrestuan kur u kthyen në shtëpi pak më vonë.


Top Channel

Related posts

SHBA, tjetër paketë ndihme 500 milionë dollarë për Ukrainën

admin

Zjarret brutale në Maui ndezin teoritë konspirative të armëve lazer, vjedhjes së tokës nga Oprah Winfrey dhe pemëve të çuditshme (fotot)

admin

“Nuk kemi më vend”/ New York-u është plot, paralajmëron migrantët të shkojnë diku tjetër

admin

Leave a Comment