BOTA

Të paktën 18 të vdekur, dhjetra të humbur nga përmbytjet, rrëshkitjet e dheut në perëndim të Indisë (fotot)

Grupe shpëtimi përballeshin sot me shirat në vijim në rajonin indian të Maharashtra ku katastrofa e rrëshkitjeve të dheut nga përmbytjet, detyronte njerëzit të mbaheshin në pirgjet e tokës dhe të rrënojave.

Katastrofa ka varrë deri tani të paktën 18 njerëz teksa shumë të tjerë besohen të bllokuar mes pirgjeve të mbetjeve e rrënojave.

Qendra e reagimit të katastrofave tha sot se kishte ndaluar përkohësisht operacionet e shpëtimit prej shirave të vazhdueshëm teksa shtonte se ka ende rrezik për rrëshkitje në disa fshatra.

Më herët kreu i rajonit Maharashtra, Devendra Fadnavisha tha se një grup prej 60 efektivësh shpëtimi po punonin për të shpëtuar njerëz të bllokuar në përmbytjet e rënda të së mërkurës mbrëma.

“Ne nuk i numëruam trupat e të vdekurve por ishin rreth 60 a 70 të vdekur. Prej tyre ne varrosëm vetë 12 deri në 14 trupa,” tha vullnetari Santosh Kumar Kumar për rrjetin AFP por deklarata e tij nuk konfirmohej nga autoritetet.

Rreth 225 njerëz jetonin në fshatin më të goditur, dhe shumë të tjerë në rrethinat gati 60km larg kryeqytetit të shtetit Mumbai, tha një zyrtar për agjencinë vendase Press Trust.

Rrëshkitjet e dheut kishin varrosur tragjikisht 17 nga rreth 50 shtëpitë e fshatit.

Disa zona të Raigad, qyteza e mbushur me fortesa të lashta dhe shtigje kalimi udhëtarësh, morën rreth 400mm shi në vetëm 24 orë, sipas autoriteteve të motit.

Reshjet kanë trazuar jetën në shumicën e shtetit të Mumbai duke mbyllur shkollat dhe disa shërbime hekurudhore, raportonin mediat vendase.

Një valë e ashpër të nxehti, zjarresh e shirash tropikalë po shkaktojnë dhimbje në të gjithë botën ditët e fundit, ndersa në Indi sezoni shirave ka vrarë më shumë se 100 njerëz që prej nisjes në 1 qershor, thonë autoritetet meteorologjike vendase.