AKTUALE

Aggeler: SHBA-të do të vazhdojnë shënjestrimin e individëve të korruptuar!

Banner

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit të djeshëm për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar.

Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler..

Ndryshe, dje Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur.

Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kamçevi është personi i dytë i cili përfshihet në listën e zezë për më pak se një muaj.

Banner

Related posts

Sekuestrimi i 22.500 ton naftë në Durrës, VOA: Dyshohej se vinte nga Rusia. Ishte porositur nga një kompani shqiptare me bazë në…

admin

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Islam (Islami Alimler Vakfı) në Edrene-Turqi.

Gjyla Halili

Mbështetje për Renis Nushaj: Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj thirrje për unitet në Michigan

Gjyla Halili

Leave a Comment