AKTUALE

D-r. Rexhep Memedi, profili i politikanit që pasqyron më së miri idetë e Lëvizjes Demokratike

Pjesë e Lëvizjes Demokratike është edhe doktori i mirënjohur nga Karshiaka e Shkupit, D-r. Rexhep Memedi nga Studeniçani i Shkupit. Një profesionist i vërtetë, që punon në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku edhe udhëheqë Repartit të Neonatologjisë, një nga repartet më të rëndësishme në këtë klinikë universitare, ku vërehet deficit mjekësh të këtij kalibri.

D-r. Memedi duke parë të rëndësishme dhe shumë të nevojshme ndihmën që kanë qytetarët për një çasje më serioze ndaj nevojave të tyre, si dhe reformimin e gjithë sistemit shëndetësor në vend, iu bashkua grupit të ndryshimeve që nga dita e parë, që tani më është shndërruar në një lëvizje që po rritet dita-ditës.

Doktor Memedi, në njoftimin e tij thotë se është bërë pjesë e Lëvizjes së re politike në krye me Izet Mexhiti, duke u udhëhiqur nga bindja e tij personale se ‘indiferenca dhe mosaktivizmi i shërben të keqes, e mira duhet të jet Aktive’, shprehet Memedi.

‘Aktivizmi politik kontribon në zhvillimin e vlerave demokratike, si dhe nënkupton vigjilencë në parandalimin e ideve totalitare dhe i poltikanëve egocentrik e të pangopur, të cilët pushtetin e shohin- si mundësi për vjedhje të parasë publike e pasurim individual e familjarë-klanor, duke varfëruar popullin, dhe si instrument kërcënimi e shantazhi ndaj popullit, me qëllim që të devijojnë vullnetin e lirë të qytetarëve’ shkruan në rrjetin e tij d-r Rexhep Memedi, duke përfunduar me fjalët ‘Maskat ranë! Politikanët mashtrues nuk meritojnë të i prijnë popullit’.

Related posts

Siljanovska-Davkova: Në vend që të promovojë ide dhe projekte, pushteti e harxhon energjinë në erë, fyerje dhe mohime

Gjyla Halili

Përurohet dhoma muze e shkrimtarit Abdylazis Islamit në Tetovë

admin

Largohen nga puna 19 të punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup

Gjyla Halili

Leave a Comment