BOTA

Presidenti izraelit afirmon marrëdhëniet me SHBA në mes të trazirave në vendin e tij

Presidenti izraelit Isaac Herzog shënoi të mërkurën 75-vjetorin e pavarësisë së Izraelit me një fjalim para Kongresit amerikan.

Vizita e tij në Uashington vjen mes shqetësimeve rreth planit debatueshëm të kryeministrit Benjamin Netanyahu për ndryshimeve në sitemin gjyqësor si dhe konfliktit të vazhdueshëm të Izraelit me palestinezët. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës Katherine Gypson sjell hollësi.

Presidenti izraelit Isaac Herzog iu drejtuar Kongresit në Uashington në një pikë kyçe në marrëdhëniet SHBA-Izrael, duke u thënë ligjvënësve se Irani është kërcënimi më i madh për të dy vendet.

“Irani po ndërton kapacitete bërthamore që përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë”.

Vizita e presidentit Herzog vjen në mes të konfliktit për ndërtimet e vazhdueshme në vendbanimet hebraike të Bregut Perëndimor – një veprim që ai e mbrojti, duke thënë se Izraeli nuk do të diskutojë paqen ndërsa kërcënohet nga terroristët.

“Paqja e vërtetë nuk mund të vijë nga dhuna.”

Në fillim të këtij muaji, udhëheqësi i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah tha se toka libaneze nën kontrollin e Izraelit duhet të çlirohet.

“Kjo është toka libaneze. Izraelitët e ripushtuan atë. Jo vetëm e ripushtuan, por e rrethuan dhe ndërtuan një mur”.

Para fjalimit, disa anëtarë të Kongresit shprehën shqetësimin për trajtimin e palestinezëve nga qeveria izraelite. Zoti Herzog tha se mohimi i shtetit hebraik është antisemitizëm, por pranoi se ka vend për kritika.

“Një brez i ri izraelitësh dhe amerikanësh po marrin role udhëheqëse, një brez që nuk ishte i vetëdijshëm për vështirësitë e viteve të formimit të Izraelit. Një brez që është më pak i angazhuar në rrënjët që lidhin popujt tanë. Një brez që, ndoshta, e merr të mirëqenë marrëdhënien SHBA-Izrael”.

Presidenti Herzog adresoi gjithashtu protestat masive të vazhdueshme mbi planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të rishikuar sistemin gjyqësor të Izraelit – të cilin shumë e shohin si një lëvizje drejt autoritarizmit.

“Debati intensiv që po zhvillohet në Izrael, është nderimi më i qartë për qëndrueshmërinë e demokracisë së Izraelit. Demokracia e Izraelit ka qenë gjithmonë e bazuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në nderimin e zgjedhjes së popullit, në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, në mbrojtjen e lirive njerëzore dhe civile dhe në një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”.

Një përfaqësues i Judaizmit reformator në Shtetet e Bashkuara i tha Zërit të Amerikës se heqja e kontrollit dhe balancës në qeverinë izraelite përbën shkak për shqetësim.

“Është shumë problematike ajo që ka propozuar ky kryeministër dhe koalicioni i tij. Ata duan të bëjnë gjithçka, nga ndryshimi i mënyrës së përzgjedhjes së gjyqtarëve, në mënyrë sesi mund të zgjedhin gjyqtarët e tyre deri te përfundimi i shqyrtimit gjyqësor në thelb”, tha rabin Jonah Pesner me organizatën ‘Qendra e Veprimit Fetar të Judaizmit Reform’.

Presidenti Joe Biden e ka ftuar kryeministrin Netanyahu të vizitojë Shtetet e Bashkuara këtë vjeshtë./VOA


Top Channel

Banner

Related posts

Franca kërkon vendosjen e çmimit minimal për fluturimet në Evropë

admin

Itali, rikthehet “përvëlimi”, 17 qytete në alarm të kuq!

admin

10 të vdekur në një incident pas festës së Vitit të Ri Hënor

admin

Leave a Comment