SHQIPËRI

Deputeti shqiptar shkon me shalqi dhe një trangull në Kuvendin e Shqipërisë

Banner

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, sot në seancën e fundit parlamentare ka shkuar me një kokërr shalqi me vete.

Pas tufës me grurë dhe qeseve të plehrave që ka sjellë herët e tjera, shalqiri këtë herë për Korreshin simbolizonte gjithçka i ka ofruar sipas tij ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga Bashkimi Evropian.

“Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3-shit. Unë do jua hap për t’jua vërtetuar se çfarë ka brenda shalqiri. Kjo ka ngel për të gjithë fermerët, tjerat i hëngri ministria me AZHBR dhe si simbol (nxjerr një kastravec), këtë na ka lënë IPARD 3-shi të gjithë shqiptarëve. Kjo qeveri hajdute nuk i meriton voto e këtyre njerëzve, se përditë e më keq po na nxjerr bëjnë kudo përfaqësohemi”, deklaroi ai.

Ndryshe, pas një hetimi të gjatë për mënyrën se si përdoren fondet e BE në Shqipëri, Komisioni Evropian ka shpallur bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural duke dyshuar në ekzistencën e praktikave korruptive në ndarjen e parave, raporton syri.net.

Zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi për mediat ngrirjen e një shumë 112 milionë euro që Brukseli do të jepte deri në vitin 2027. Ende nuk dihet se ç’fakte ka gjetur procesi hetimit nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze) për abuzimet në Shqipëri që çuan në këtë masë ekstreme.

Banner

Related posts

Abort sepse janë vajza/ Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë

admin

Rama takohet me Tasulas, kreu i parlamentit grek: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

admin

“U shkel dinjiteti”/ Tërhiqen nga gara kandidati për kryetar bashkie në Korçë dhe të gjithë kandidatët për Këshillin Bashkiak

admin

Leave a Comment