SHQIPËRI

Studentët e mjekësisë bllokojnë hyrjen e parlamentit në Shqipëri, kërkojnë të marrin pjesë në seancë

Sot është duke e mbajtur seanca e fundit për këtë sezon në Kuvendin e Shqipërisë, gjersa jashtë kuvendit studentët e mjeksisë janë duke protestuar me moton “Mos prangosni duart që shërojnë”.

Rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar ndërsa pritet të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita.

Në seancë pritet të kalojnë disa projektligje të rëndësishme si ai për legalizimin e kanabisit dhe ligji për studentët e mjekësisë të cilët kanë nisur një protestë në dyert e ambienteve të parlamentit.

Me pankarta në duar studentët kundërshtojnë projektligjin e qeverisë për t’i detyruar të punojnë për një periudhë 5-vjeçare brenda vendit në mënyrë që të mund të pajisen me diplomën e shkollës së lartë.

“Duart që shërojnë nuk duhet të prangosen”, lexohet në një nga pankartat e studentëve.

Paralel me protestat, ata kërkuan përmes një shkrese zyrtare, të marrin pjesë në seancën plenare dhe të dëgjohen në Kuvend.

Banner

Related posts

Pushuesi nga Kosova rrezikon të mbytet në bregdetin e Shëngjinit

admin

Kaosi në Kuvend, dënohet përsëri Sali Berisha dhe tre deputetë demokratë

admin

E ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren në vendin e punës, arrestohet ish-inspektori i tatimeve

admin

Leave a Comment