Në këtë manifestim krahas nikoqirit, Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, anëtarëve të Rijasetit, muftinjeve dhe drejtorëve të sektorëve të Rijasetit të BFI-së, të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë nga jeta shoqërore, politike, kulturore dhe fetare nga vendi dhe diaspora. Në fjalën e tij të rastit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai tha:
Sonte shënojmë vitin e ri sipas kalendarit islam 1445 hixhri, i cili është ngushtë i lidhur me ngjarjen e madhe të Hixhretit të Muhamedit a.s që ndodhi në vitin 622 e që nënkupton “emigrimin e Muhamedit a.s. dhe muslimanëve të parë prej Mekes në Medinë me qëllim të gjetjes hapsirë dhe kushte më të volitshme në mbrojtjen, kultivimit dhe zhvillimit të Vërtetës hyjnore – Islamit Nuk është e rastit qê Islami hixhretin e koncepton si lëvizje të personaliteteve që levizën rrjedhat e historisë njerëzore si profetët, idealistë dhe personalitetet e mëdha historike që dhanë porosinë e shenjtë se lufta kundër të keqes dhe injorancës bëhet vetëm në lëvizje dhe dinamizëm të qartë dhe të paluhatshëm.
Padyshim hixhreti është një ngjarje e madhe në historinë e njerëzimit dhe si i tillë me një kuptim të përhershëm dhe të pashtershëm. Hixhreti nuk është ikje nga armiku, as largim nga vendlindja përkundrazi është aksion dhe lëvizje e bazuar në sakrifikim të pashoq për të ngadhënjyer e Vërteta. Andaj, hixhreti i Muhamedit a.s na mëson se të gjihtë këto muhaxhir nuk guxojnë të harrojnë atdheun e tyre dhe se duhet të bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme që kurdoherë një ditë të kthehen në vatrat e tyre.
Manifestimi u shoqërua me program të pasur kulturor, u kënduan ilahi nga grupi i ilahistëve të BFI-së dhe nga ilahistë të mirënjohur nga vendi dhe Kosova dhe monolog nga aktori Arsim Fazlija.
Në fund Reisul Ulema me çmimin Vehbi Dibra për kontribut në jetën fetare dhe kombëtare dekoroi hoxhën e mirënjohur nga Struga, Miqail Osmani, kryetarin e komunitetit islam në Austri, Vahidin Beluli, hoxhën e mirënjohur Sherif Deari, ambasadorin dhe diplomatin Abdulkadër Memdin dhe post mortum nderoi hafizin e njohur nga Shkupi Taip Ali dhe haxhi Abdurezak Alija nga Tetova. Gjithashtu u ndanë edhe diplomat e hifzit për 15 hafizë dhe hafize të Kur’anit Famëlartë.