SPORT

Porto nuk pret më, nis kontaktet me Barçën për Nico Gonzales

Banner

Klubi i Portos ka kontaktuar Barçën për një transferim të mundshëm të mesfushorit Nico Gonzales në Portugali.

Për lojtarin e datëlindjes 2002  kjo duket të jetë një mundësi e mirë pasi nën urdhrat e Xavit është e vështirë që spanjolli të marrë mjaftueshëm minuta, që do t’i shërbenin për rritjen si futbollist, dhe tani ekziston mundësia që lojtari të mos udhëtojë me ekipin për në turneun e USA.

Klubi portugez është në pritje të një përgjigje nga klubi “Blaugrana” edhe pse gjithçka varet nga formula që do të çojë Nicon në Dragao. Porto do të preferonte që ta merrte mesfushorin me formulën e huazimit me të drejtë blerje përfundimtare. Megjithatë Barcelona preferon që të ruajë klauzolën për të drejtën e riblerjes së futbollistit në të ardhmen

Porto duket sikur nuk është klubi i vetëm i interesuar për 21-vjeçarin. Gjithashtu në garë për të është edhe Girona, sidomos pas mbylljes së marrëveshjes me Barcelonën për transferimin e Oriol Romeu. Dhe trajneri i Gironas Michel ka kërkuar të bisedojë me mesfushorin për ta bindur të transferohet tek ekipi i tij.

Banner

Related posts

Nuk e tremb as “Air Albania“ e stërmbushur, lojtari i Polonisë: Do të marrim 6 pikët ndaj Shqipërisë dhe Ishujve Faroe

admin

As Allegri nuk e di se kur kthehet Pogba nga lëndimi

admin

Lewa: Triumfi i Dortmund s’do të ishte një gjë e mirë

admin

Leave a Comment