SHQIPËRI

Shpëtohen 5 persona te ‘Rana e hedhun’, nuk po ktheheshin dot në breg

Pesë persona janë shpëtuar mrekullisht në plazhin e Shëngjinit pasi rrezikonin të mbyteshin.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh Policia e Lezhës.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkojnë në ndihmë 5 personave (mes tyre edhe të mitur) që kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese kajakë dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, pasi kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e tyre dhe ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë që po frynte”, thuhet mes tjerash.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkojnë në ndihmë 5 personave (mes tyre edhe të mitur) që kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese kajakë dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, pasi kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e tyre dhe ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë që po frynte.

Policia  Kufitare e Shëngjinit është njoftuar se 5 persona që po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, në plazhin e Shëngjinit, në zonën e ‘Rana e Hedhun’, për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues.

Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata, me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

Banner

Related posts

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

admin

“Tirana, kryeqyteti më i pastër i rajonit”/ Veliaj: Mirënjohje për secilin nga punonjësit e pastrimit

admin

Shpërthen zjarr i madh në urën e hekurudhës në Shkup

admin

Leave a Comment