SPORT

UEFA gjobit FSHF-në për flakadanët në Shqipëri – Moldavi

UEFA gjobit FSHF-në për flakadanët në Shqipëri – Moldavi!

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 21,250 euro për shkak të flakadnëve të ndezur në sfidën Shqipëri-Moldavi, e luajtur në “Air Albania”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë FSHF, ku në postimin e saj shkruan se kjo gjë ka ardhur nga flakadanët e ndezur nga ultrasit e Tiranës, “Tirona Fanatics”.

Gjithashtu FSHF u bën thirrje tifogrupeve që të shmangin këto incidente, në mënyrë që mos të sjellin penalitet financiare për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Zyrtare: Klubi kosovar dhe trajner i ndajnë rrugët pas humbjes së sotme

admin

Richarlison acarohet me trajnerin Antonio Conte

admin

Stadiumi i ri i “Iliria”/ Skuadra e Fushë-Krujës bëhet gati për sezonin e ri

admin

Leave a Comment