AKTUALE

Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve

Gjatë kësaj jave temperaturat në vendin tonë pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Si rezultat i masave të ajrit të nxehta, IHMK ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

“Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga rrezet e diellit, të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, të pimë ujë sa më shpesh”, ka apeluar IHMK.

E kujdes gjatë këtyre ditëve ka kërkuar edhe Ministria e Shëndetësisë. MSh ka kërkuar nga prindërit që të kenë kujdes ndaj fëmijëve gjatë këtyre ditëve.

Ministria ka renditur nëntë hapa se si duhet të kujdesemi për fëmijët në këto ditë të nxehta:

-Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;

-Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;

-Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;

– U jepni ujë rregullisht;

-Pastroni rregullisht.

-Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det

-Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;

-Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;

-Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;

-Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.
/Telegrafi/

Related posts

​Kuka: Sporti serioz rrit imazhin e shtetit, jo garat shou

admin

Mexhiti e Mickoski takojnë Presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Mund të kishte luftë të paparë në historinë e Ballkanit, shqiptarët shpëtuan Maqedoninë

admin

Leave a Comment