AKTUALE

U votua ndryshimi i ligjit, kamatat nuk mund të jenë më të larta se borxhi

Deputetet e shumicës parlamentare në pasditen e djeshme kanë miratuar ndyshimet ligjore me të cilat kamatat nuk do të jenë më të larta se borxhi.

Me këtë ndryshim të ligjit për mardhënje obligative dhe ligjit për mirmbajtje, kamata ndëshkuese nuk do të mund të jetë më e lartë se borxhi, gjegjësishtë do të shkurtohet edhe afati për vjetërsim nga 10 në 5 vjet nga vendimi i plotfuqishem.

Në këtë mënyrë do të zvoglohen shpenzimet e përgjithëshme për kredi të shpejta të cilat nuk do të jenë më të larta se 60 përqind nga kredia, ku gjithashtu jepet edhe fund praktikës ku qytetarët për 10.000 denarë kanë kthyer 70.000 denarë.

Ndyshimet i ka kërkuar Avokati i Popullit gjatë viteve të fundit ndërsa në kuvend i dorzoi deputeti i LSDM, Jovan Mitreski. Po ashtu janë miratuar ndyshimet në ligjin për sigurime shëndetësore që parashikojnë përjashtimin nga preceptimi për personat me aftësi të kufizuara mbi 26 vjeç, kërkes e cila ka qenë e kahershme e kësaj kategorie të qytetarëve.

Related posts

Shoqata “Malësia e Madhe” New York ndan 27 bursa për vitin akademik 2025-2026

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Osmani: Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Greqia na ka përkrahur në shumë procese ndërkombëtare

Gjyla Halili

Leave a Comment