AKTUALE

Lëvizja: BDI dhe ASH janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit 20% nga kushtetuta e RMV

Duam që ta informojmë opinionin e gjërë që BDI dhe ASH si pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës, janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit 20% nga kushtetuta e RMV.
Ministria e drejtësisë me të cilën udhëheq Krenar Lloga kuadër i ASH në emër të Qeverisë së RMV-së ka miratuar propozimin për ndryshimet kushtetuese, në të cilat ndryshime nuk është përfshirë përsëri çështja e 20%.
Kjo situatë dëshmon që ky koalicion nuk ka për qëllim avancimin e çështjes shqiptare e as përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, por ka prioritete tjera.

Ritheksojmë, ne qëndrojmë të palëkundur në iniciativën për ndryshime kushtetuese, veprim që vendit do t’i hapte perspektivë të re në rrugën drejt integrimit në BE, duke respektuar edhe vullnetin absolut të popullit shqiptar për heqjen e përkufizimit “20 për qind” nga Kushtetuta sa i përket gjuhës shqipe, me ç’rast do të përmirësohej një padrejtësi më shumë se dy-dekadëshe ndaj popullit shqiptar në RMV.

Gjithashtu, shprehim keqardhje të thellë që propozimi i amandamenteve i dorëzuar deri te Ministria e Drejtësisë dhe grupi punues nga deputetët Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi u injorua edhe nga subjektet politike shqiptare në Qeveri që edhe një herë dëshmon sa ato angazhohen për avansimin e çështjes shqiptare.

Banner

Related posts

Ahmeti për deklaratën ndaj Mickoskit: Është çuar kundër shqiptarëve, “katundi që shihet nuk do kallauz”

Gjyla Halili

Luan Veliu: Me shokët një hap para, drejt qëllimit-betimit, Amanetit…!

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI PËR VIZITË KORTEZIE AMBASADORIN E RI TË BASHKIMIT EUROPIAN NË SHKUP SH.T. MICHALIS ROKAS

Gjyla Halili

Leave a Comment