AKTUALE

Hajdari: Kemi shtuar inspektimet për çmimet e naftës, së shpejti do të merret një vendim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari njofton se ka shtuar inspektimet për çmimet e naftës dhe së shpejti do të merret një vendim.

Hajdari bashkë me kryeshefen e Agjencisë së Meteorologjisë dhe me trupat verifikues, kanë realizuar procesin e verifikimit të peshoreve.

“Jemi këtu për të verifikuar, për të parë procesin e verifikimit të peshoreve dhe për të shtuar besimin e qytetarëve tanë, konsumatorëve tanë, por edhe të bujqve tanë që peshoret janë të verifikuara sipas ligjeve në fuqi të Agjencisë së Metrologjisë, por edhe sipas direktivave të Bashkimit Evropian dhe nëse ndonjë fermer apo bujk ka ndonjë dyshim, mund të kërkojë edhe direkt përmes Agjencisë së Metrologjisë, përmes ankesës te mbrojtja e konsumatorit për tu verifikuar si verifikim i jashtëzakonshëm, nëse ka ndonjë dyshim”, tha Hajdari.

Ajo tha se gjatë verifikimit të sotëm, u vërtetua se peshoret janë të verifikuara.

Edhe kryeshefja e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani theksoi se këto verifikime të peshoreve janë të rregullta.

“I kemi mbi 100 peshore të cilat janë në gjithë Kosovën dhe të gjitha janë të verifikuara për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve, të bujqve dhe të kemi një cilësi sa më të mirë të produkteve të cilat na dalin nga mullinjtë e Kosovës. Deri më tani nuk kemi pranuar ankesa të llojit të tillë, por kemi ankesa të llojeve të ndryshme por të tillë jo, sepse janë shumë të rregullt në kërkesat e tyre për verifikimin e peshoreve”, deklaroi Bushrani

Ministrja shtoi se Ligji për Rregullimin e Produkteve Bazike është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita.

“Kjo po pret, prandaj ne duhet tash të shtojmë inspektimet. Kemi numrin e inspektorëve që është shpallur, është thirrja për 27 inspektorë shtesë që do të inspektojnë më shumë, por është me rëndësi që të rregullohen çmimet dhe të largohet inflacioni dhe manipulimi. Inflacionin nuk mund ta rregullojmë, por mund ta menaxhojmë dhe ta rregullojmë gjithmonë marzhën kur ka spekulime dhe manipulime të larta. Jam e vetëdijshme që tregtarët tanë, jo të gjithë, janë fer. Luajnë një lojë të rregullt në treg dhe jo konkurrencë të shëndoshë, prandaj me rritjen e inspektimeve qoftë në produktet e naftës, produktet e grurit, në bukën, vezën, mishin, produktet tjera bazë jemi duke shtuar inspektimet”, shtoi Hajdari.

Tutje, theksoi se ditëve te fundit janë duke inspektuar më shumë çmimet e naftës, për çka tha se ka marrë informatat që ka lëvizje.

“Jo më larg se javën e kaluar kemi filluar dhe shtuar inspektimet duke parë që ka një lëvizje në treg. Ne nuk mund të marrim ndonjë vendim për caktimin e marzhës nëse nuk kemi arsyeshmëri në treg. Në rast kur vërtetohet nga inspektimet në treg qe ka lëvizje të marzhës mbi 12 centë për shitje me pakicë dhe mbi dy cent për shitje me shumicë, atëhetë kemi lirinë e vendimmarrjes për të vendosur marzhën tregtare dy cent në 12 cent. Jo më larg se dje kemi pasur takimet pas katër ditë inspektime në shitjen me pakicë dhe me shumicë dhe do të vijmë në vendimmarrje së shpejti, sipas të gjeturave nga tregu”, përfundoi Hajdari. /KP/

Related posts

Sasia e ujit që duhet të pini në ditë

admin

Lladrovci: S’ka si Ti, Shqipëria ime!!!

Gjyla Halili

Bislimi: Kosova bëri lëshim të madh që pranuam marrëveshjen pa njohje formale

admin

Leave a Comment