SHQIPËRI

Detaje nga aksidenti me 5 viktima në Greqi, njëri prej shqiptarëve ende i paidentifikuar nga policia

Detaje të tjera janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në Greqi, ku 5 shqiptarë humbën jetën.

Ngjarja ndodhi në unazën e Edessë.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, të cilët sipas informacioneve ishin punëtorë sezonalë dhe po shkonin në drejtim të Skydra të Malit të Zi.

Mediat greke raportojnë se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.

Pas operacionit të zjarrfikësve, nga mjeti i shkatërruar u nxorën të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri para në makinë ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari.

Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

Banner

Related posts

Grushta e gota kokës, pamje nga sherri masiv në Tiranë ku u përfshi edhe një polic

admin

Dallëndyshe Bici prezantohet zyrtarisht si drejtuesja e re e Kadastrës, Rama: Të mbyllen sportelet, duhet digjitalizim i plotë

admin

Rëndohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

admin

Leave a Comment