SPORT

Ylli i Chelseat këput ligamentet ende pa filluar sezoni

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, i është nënshtruar një operacioni në ligamentin e kryqëzuar të përparmë, i cili pritet ta lë atë jashtë fushave për disa muaj.

22 vjeçari nuk udhëtoi me skuadrën e Chelseat në një turne parasezonal në Amerikë për të pasur vlerësime mjekësore të specializuara, raporton.

Chelsea më pas e konfirmoi që testet në gjurin e Fofanas treguan se mbrojtësit fatkeqësisht i nevojitet një operim.

Mbrojtësi francez i është bashkuar Chelseat nga skuadra e Leicesterit për 81 milionë euro verën e kaluar.

“Wesley tani do të fillojë rikuperimin e tij dhe do të punojë me departamentin mjekësor të klubit në Cobham gjatë fazës së tij të rehabilitimit”, shkruante në deklaratën e Chelseat.

Është një tjetër lëndim ky për Fofanën, i cili e theu këmbën teksa ishte në Leicester në gusht të vitit 2021.

Më pas ai mungoi për më shumë se katër muaj sezonin e kaluar me një lëndim të gjurit të marrë në ndeshjen kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

/BotaSot/

Related posts

KPP Gani Maloku dhe KPP Shpresa kampionë të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës

admin

Euro 2024/ ‘Shqipëri unë ty të kam nanë, ti djalë më ke! Fitore! Fitore!’ Qindra tifozë nga Kosova drejt Tiranës të mbështesin kombëtaren përballë Polonisë

admin

Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë në një transferim rekord botëror

admin

Leave a Comment