Drejtuesi një barke që shtyu një grua kur erdhi në mesin e plazhit për të marrë të ftuarit në një jaht, mori një mësim të menjëhershëm teksa bashkëshorti i saj u ngrit nga çadra dhe i lëshoi shkelmin me të gjithë forcën, detarit arrogant.
Në pamjet e regjistruara shihet bashkëshorti italian që sulet ‘në modalitet lufte’ ndaj detarit që shtyu plazhistët për të hapur rrugën ndaj të ftuarve që duhet të çonte në jaht.
Vendasi nga Sardenja që nuk është emëruar nga mediat, mori hakmarrjen e tij në plazhin piktoresk të Cala Lunga në veri të Sardenjës.
Situata u tensionua kur barka me motor u afrua në breg për të marrë një grup turistësh të pasur që duhet të kthente në jahtin e tyre, sipas raportimeve.
Plazhistët e bënë të qartë pakënaqësinë e tyre për barkën që afrohej në plazh duke ndotur ujin me naftë e vaj, teksa timonieri shtyu një grua dhe e goditi me gisht.
Në këtë moment bashkëshortii saj vjen me vrap nga rëra dhe lëshohet me një goditje në stil artesh marciale ndaj kërcënuesit duke e rrëzuar në ujë, teksa sherri vijon më pas me të tjera goditje.
Teksa grushtet binin si shiu mbi kokën e burrit ai dëgjohej që i thoshte: “Ti shtyn gruan time!”, dhe përleshja vijon.
Dyshja më pas ndahen teksa bashkëshorti i gruas vijon të debatojë me një tjetër burrë pranë barkës.
Vizitorët më pas ngjiten në barkën e tyre mes fishkëllimave dhe ofendimeve të plazhistëve, dhe largohen.
Pronari i një bari në afërsi të ngjarjes Francesco Vittiello tha për mediat: “Për fat të keq ka shpesh mungesë sjelljeje nga turistët e huaj. Ata vijnë në plazhet tona dhe nuk respektojnë rregullat. Nuk është e thjeshtë të monitorohen 200 kilometra bregdet në La Maddalena”, shtoi ai duke iu referuar arqipelagut të ishujve të vegjël ne veri te Sardenjes.
Top Channel