Djemtë dhe vajzat rriten ndryshe, fitojnë aftësi në periudha të ndryshme të moshës dhe kanë gjithnjë nevojë për vëmendje dhe përkujdesjeje ndryshe nga njëri-tjetri. Shpesh, marrëdhëniet nënë-djalë janë të bukura, të dashura shumë me njëra-tjetrën, por ndër lidhjet më të vështira sa i përket gjinisë e problemeve që hasin në jetë.
Psikologe Klinike
‘Psikologjia’
Gjatë rritjes së një djali, përjetimi i lidhjes nënë-djalë kalon nëpër etapa të vështira. Djemtë marrin tipare fizike nga nënat, gjë që shton afinitetin ndërmjet tyre edhe më tepër. Ndërsa vajzat, që të vogla mësojnë të jetë të pavarura, duke imituar modelin e nënës për sa i përket rregullimit të gjërave mbi veten.
Këto dallime fillojnë në marrëdhënien nënë-fëmijë shumë herët. Në hapat e parë të tyre vihet re një lloj diference gjinie. Djemtë në hapat e parë të ndijimit, të folurit, ecjes së parë etj., kanë shumë ndryshime edhe një lloj sjelljeje të veçantë.
Ndryshojnë nga aspekti gjinor, komunikimi, lodrat, mënyra e të ushqyerit. Kështu marrëdhënia mes nënës dhe djalit sa vjen e përshpejtohet, duke u menaxhuar me kujdes nga nëna. Në veshje, në zgjedhje festash, në shije, në lojëra, djemtë gjithnjë janë unikë në kërkesat e tyre, po aq në filmat që ata duan, personazhet e futbollit etj., gjatë etapave të tyre të moshës.
Pra, nëna gjithnjë duhet të jetë koherente dhe e vëmendshme te këto zgjedhje e dëshira, pse jo të shohë plot durim një lojë futbolli apo kur ata pushtojnë televizorin me kërkesat e tyre.
Sjellja e një nëne te një djalë në rininë e hershme
Adoleshenca. Moshë e vështirë! Kjo është ndër etapat më të vështira e kritike për shumë familje, shumë çifte mbi edukimin e fëmijëve djem dhe një nëne sigurisht që i duhet të krijojë një tjetër raport, ndryshe nga ai i vegjëlisë me fëmijën. Grupet e moshatarëve janë një burim i rëndësishëm i stimulimit social, emocional dhe i reflektimit të vetes: Kush jam unë?! Ndërkohë që për vajzën bie në sy një marrëdhënie e ngushtë me nënën krejt natyrshëm, madje e pranueshme nga shumë steriotipe dhe kultura të sjelljes të shoqërisë.