KOSOVË

Turqia po punon intensivisht në armatosjen e Kosovës, serbët po rrezikohen

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, ka thënë se Turqia po punon intensivisht në armatosjen, trajnimin dhe pajisjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Kjo është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe me Brukselin dhe të gjitha marrëveshjet e tjera përkatëse”, ka deklaruar Staroviq, cituar nga RTS, përcjell rtv21.tv.

Ai tha se Serbia ka paralajmëruar përfaqësuesit e Turqisë se kjo që po ndodh është “absolutisht e papranueshme”.

“Ata natyrisht po flasin për një lloj aranzhimi komercial, për shitje. Megjithatë bëhet fjalë për armatim që nuk lejohet në Kosovë dhe që nuk mund të posedohet nga FKS-ja. Në anën tjetër, në bazë të asaj që dimë, duke marrë parasysh buxhetin e ndarë për FSK-në, ata nuk kanë para për një gjë të tillë dhe nuk mund të bëhet fjalë për aranzhime komerciale dhe është mjaft e sigurt që janë donacione turke”, tha Staroviq.

“Fatkeqësisht, nuk bëhet fjalë vetëm për dronët Bayraktar, ka të bëjë edhe me sisteme shumë serioze, të sofistikuara kundër armaturës OMTAS, ka të bëjë me mortaja, granatahedhës dhe gjithçka. Pra, rrit nivelin e rrezikut dhe kërcënimeve, para së gjithash ndaj popullatës serbe që jetojnë në Kosovë, por edhe ndaj Republikës së Serbisë në tërësi”, u shpreh tutje ai.

Staroviq po ashtu tha se është “shqetësuese” që Turqia do të marrë komandën e KFOR-it.

“Ne po përdorim të gjitha kanalet në dispozicion për të paralajmëruar partnerin tonë nga Turqia se kjo është e papranueshme për ne dhe ajo që është veçanërisht shqetësuese është fakti se Turqia do të marrë komandën e KFOR-it brenda pak muajsh në vjeshtë të këtij viti. Për herë të parë, pra, pas themelimit të misionit të KFOR-it. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të përpiqemi ta kalojmë atë periudhë sa më shpejtë që të jetë e mundur në atë mënyrë që të kemi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv me aleancën e NATO-s, e cila është në krye të misionit të KFOR-it”. /21Media

Related posts

Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare të luftës, Serbia po zhvillon stërvitje në Batajnicë

admin

Ish-modelja e Playboy tregon detajet e lidhjes së saj me Donald Trump

admin

Hyn në fuqi marrëveshja e korrikut, lehtësohen procedurat doganore Kosovë-Shqipëri

admin

Leave a Comment