BOTA

Putin zotohet për përgjigje pas sulmit në urën e Krimesë

Zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, ka thënë më 17 korrik se dëmi që i është shkaktuar hekurudhës dhe pjesës rrugore në urën që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, do të riparohet plotësisht deri më 1 nëntor.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar për “përgjigje” ndaj sulmit, i cili i ka lënë të vdekur dy persona dhe e ka plagosur seriozisht fëmijën e tyre.

Khusnullin ka thënë se një pjesë e rrugës në urë është shkatërruar dhe duhet të rindërtohet, mirëpo nuk ka dëme në shtyllat e urës.

Duke folur në një konferencë për media me Putinin, Khusnullin ka thënë se trafiku rrugor do të rinisë në një drejtim më 15 shtator, ndërsa në të dyja drejtimet më 1 nëntor.

Ura është dashur të rindërtohet para disa muajsh për shkak të një sulmi që është kryer në të, në tetor.

Putini, i cili e ka urdhëruar ndërtimin e urës pasi Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014, e ka quajtur sulmin si terrorist dhe ka thënë se dëshiron të ketë propozime për të garantuar sigurinë e urës.

Komitetit Kombëtar Kundërterrorizmit në Rusi, ka thënë se sulmi është kryer me dy dronë ukrainas.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo disa media ukrainase kanë raportuar se shërbimet e sigurisë kanë angazhuar dronë detarë.

Pretendimi i Rusisë se Ukraina e ka kryer sulmin, nuk është verifikuar nga Radio Evropa e Lirë.

Dëmi i shkaktuar në urë mund të ndikojë në kapacitetin e Moskës për t’i furnizuar trupat e saj ushtarake në jug të Ukrainës, dhe diçka e tillë tregon se infrastruktura ruse cenohet nga dronët.

Një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Artem Dekhtyarenko, ka thënë se hollësitë e sulmit ndaj urës do të bëhen publike pasi Ukraina ta mposhtë Rusinë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.


Top Channel

Related posts

Trazira në burgun e grave në Honduras, raportohen 25 të vdekur

admin

Stuhia “Hilary” godet bregdetin e Meksikës, priten përmbytje edhe në SHBA

admin

Ekspertët: Trump nuk kishte autoritetin për të deklasifikuar dokumentin sekret për armët bërthamore

admin

Leave a Comment