AKTUALE

​Eurobasket 2025/ Kosova pa Tmusiç kundër Zvicrës, zbulohet edhe çmimi i biletave

Në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të basketbollit, Kosova të mërkurën do të ballafaqohet me Zvicrën, ndeshje që zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Para ndeshjes, në një konferencë për media, foli trajneri Rami Hadar dhe kapiteni Dardan Berisha të cilët u shprehën optimist për rezultat pozitiv të mërkurën.

Duke folur për kundërshtarin, Hadar tha se e ka analizuar atë dhe si skuadër janë gati për të dhënë më të mirën ndaj tyre.

Hadar: Do të japim më të mirën ndaj Zvicrës

Ne kërkuam njerëz të talentuar për rekrutim në skuadrën e Zvicrës aq sa mundëm. Ne nuk patëm sukses në lojën tonë aktuale… Ne i njohim lojtarët, e njohim trajnerin. Me siguri nuk do të mbulojmë gjithçka. Skuadra atje po kalon një ndryshim. Disa nga lojtarët veteranë janë larguar, kështu që skuadra po kalon përmes një ndryshimi dhe ne do të duhet të përshtatemi. Nuk mendoj se do të tregojmë veten 100% në këtë aspekt, por do të bëjmë më të mirën.”, tha Hadar.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, tha se stërvitjet gjatë këtyre dy javëve nuk kanë qenë aspak të lehta, por trajneri i ri ka sjellë energji shumë pozitivë në grup dhe se gjithçka është duke shkuar mirë. Ai kërkoi mbështetjen e tifozëve në Prizren për të kërkuar fitore ndaj Zvicrës.

Berisha: Bashkë me “Dardanët” synojmë një fitore të madhe ndaj Zvicrës

“Kemi ushtruar shume, jemi përgatitur maksimalisht. Nuk ka qenë e lehtë, pas sezonit që ka përfunduar kemi pasur më shumë se një muaj pushim, kështu që po besoj që tani jemi gati dhe do të japim maksimumin. Më mira ka qenë që gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur lëndime, kemi dhënë maksimumin për t’u përgatitur. Trajneri është i ri, na ka dhënë një energji dhe motivim shtesë për të pasur ndeshje sa më të mira edhe sukses sa më të madh, kështu që të mërkurën është ndeshja e parë që, po besoj tepër me rëndësi për ne dhe po shpresoj që salla do të mbushet, Dardanët do të vijnë që së bashku për të bërë një fitore të madhe për ne.”, tha Berisha.

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës Adriatik Raci, nga ana tjetër bëri të ditur se basketbollisti Mikaile Tmusic nuk do të jetë pjesë e Kosovës për shkak të disa problemeve familjare.

Related posts

DOKUMENT/ Skandalet skanë të ndalur, Kasami e “qeras” edhe me një tender kompaninë “On Media”

Gjyla Halili

Ndërron jetë 43 vjeçari, Edmond Amzai nga Gostivari

Gjyla Halili

Grubi: Maqedonia e Veriut nesër në ditë zie, solidarizohemi me dhimbjen e popullit turk dhe sirian

admin

Leave a Comment