AKTUALE

Hovenier dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me ‘Autostrada Biennale’

Banner

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar të hënën me artistin Leotrim Fishekqiu.

Ky takim është zhvilluar në Komunën e Prishtinës, ku kryetari Përparim Rama, i ka mirëpritur në zyrën e tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit.

Bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes për ‘Autostrada Biennale’, e cila sivjet do të mirëpresë artistë nga Amerika për të qenë pjesë e projektit në Prishtinë.

“Kënaqësi për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe bashkëthemeluesin e Autostrada Biennale, Leotrim Fishekqiu, për të sjellë artin dhe artistët amerikanë në Kosovë. Shkëmbimet e kulturës dhe artit ushqejnë lidhjet e forta njerëz-me-njerëz midis vendeve tona”, ka shkruar Hovener në një postim në Twitter.

 

‘Autostrada Biennale’ është përndryshe një Ekspozitë Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor dhe zhvillohet çdo dy vjet që nga viti 2017.

Me mijëra vizitorë gjatë programit dy mujor, me procesin e bërjes së veprave artistike të kontekstit të hapura për publikun, dhe me një përmbajtje të fortë dhe një gjuhë vizuale të habitshme, ekspozitat kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore, arsimore dhe turizmit kulturor. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Tubim madhështor i AKI-së në Gradec – Kur qytetarët ndjejnë fuqinë e bashkimit

Gjyla Halili

BLERIM BEXHETI, POLITIKANI ME ZEMËR TË MADHE QË E BËN TË URTIN E POLITIKËS SË DERVENIT ME AFRO 11.000 VOTA

admin

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Gjyla Halili

Leave a Comment