KOSOVË

Një person vdiq në plazhin e Golemit

Banner

Një 48-vjeçar, banues në Durrës, ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në plazhin e Golemit. Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale M. H., ka ndërruar jetë sapo është futur në ujë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ai mund të ketë vdekur si pasojë e arrestit kardiak.

“Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit  dhe më pas nga  stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia./A2

Banner

Related posts

Shtetasi shqiptar sulmoi me kallash, nuk i dhanë vajzën që donte

admin

Me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë/ Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë po viziton Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë

admin

Gjykata e Tiranës cakton 40 ditë burgim për ish-luftëtarin e UÇK-së

admin

Leave a Comment